Superliga shqiptare e futbollit mbylli të enjte raundin e 16-të, ndërsa është zbardhur edhe kalendari për sfidat e radhës. Raundi i 17-të i elitës së futbollit në Shqipëri do të luhet të dielën dhe të hënën në orare të ndryshme.
Të diel në program janë tre sfida. Duke nisur nga ora 13:30 Egnatia luan kundër Skënderbeut, ndërsa Laçi pret Dinamon. Në 16:30 spikat sfida AF Elbasani - Vllaznia, me shkodranët që kanë dy humbje radhazi dhe kërkojnë autokritikën.
Të hënën në orën 13:30 në "Adush Muça" të Ballshit luhet Bylis - Partizani, ndërkohë që në 17:00 luhet Tirana - Teuta.
Pas javës së 16-të është Partizani që prin klasifikimin me 29 pikë, ndjekur nga Dinamo dhe Egnatia me 27 pikë. Vllaznia renditet e treta. Në fund janë Laçi, Skënderbeu dhe Bylis.
Superliga, raundi i 17-të:
E diel, 08 dhjetor 2024
13:30 Egnatia - Skënderbeu
13:30 Laçi - Dinamo
16:30 AF Elbasani - Vllaznia
E hënë, 09 dhjetor 2024
13:30 Bylis - Partizani
17:00 Tirana - Teuta
Renditja: