Sport

Kaliforni/ 23 vjeçari thyen rekordin botëror, bën sërf në dallgën më të madhe, 33m e lartë

3 Janar, 13:46| Përditesimi: 3 Janar, 13:59

  • Share

Kaliforni-23-vjeçari kalifornian, Alessandro Slebir, mund të ketë thyer rekordin botëror për dallgën më të madhe të sërfuar ndonjëherë. Dallga ishte pjesë e stuhisë që shkatërroi molin e Santa Cruz-it në Kaliforni muajin e kaluar (dhjetor 2024).

Sipas ekipit të shpëtimit ‘Mavericks Rescue Team’, dallga vlerësohet të jetë gati 33 metra e lartë, çka do të tejkalonte rekordin aktual prej 26 metrash të mbajtur nga Sebastian Steudtner në Portugali.

Përcaktimi i lartësive zyrtare të valëve është mjaft i vështirë. Për valën e Steudtner, u deshën 18 muaj që Guinness World Records t’i jepte zyrtarisht titullin.

“Pavarësisht nga numri, për mua nuk ka rëndësi sa e madhe ishte vala. Ishte me të vërtetë vala më e madhe e jetës sime dhe për momentin asgjë tjetër nuk ka rëndësi,” deklaroi Slebir.

Vala u kap në Mavericks, pranë Gjirit të Half Moon Bay, në bregun verior të Kalifornisë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?