Vendi ku u përplas avioni, Kaliforni 2025

Bota

Kaliforni, avioni përplaset me një magazinë, 2 të vdekur, 20 të plagosur

3 Janar, 14:36| Përditesimi: 3 Janar, 14:39

  • Share

Një aeroplan i vogël privat, u rrëzua në një magazinë në Kaliforninë e jugut të enjten e 2 janarit, duke shkaktuar dy viktima dhe 20 të plagosur.

Avioni, i markës Van RV-10, goditi magazinë në orën 14:15 me orën lokale, duke shkaktuar zjarr dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Hetuesit dhe zyrtarët e operacionit të kërkim shpëtimit thanë se ai ishte i stacionuar jashtë aeroportit Fullerton.

Aeroplani u nis nga pista 24 në Fullerton rreth orës 14:00, u ngjit në rreth 300 m lartësi dhe pak çaste më vonë, piloti bëri kërkesë për një kthim të menjëhershëm në aeroport.

Godina e dëmtuar u evakuua menjëherë nga zjarrfikësit për shkak se përplasja dëmtoi sistemet e fikjes së zjarrit çka paraqesin rrezik për persona të tjerë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?