Foto Ilustruese

Kronikë

Kalim i paligjshëm kundrejt shpërblimit, lirohen nga burgu 6 policët që u arrestuan në Gjirokastër

22 Shtator 2018, 13:51| Përditesimi: 22 Shtator 2018, 13:55

  • Share

GJIROKASTËR- Pas arrestimit të gjashtë punonjësve të policisë nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, Gjykata ka marrë vendimin për të ndaluarit.

Ditën e sotme, Gjykata ka vendosur masën  e arrestit detyrim paraqitje për të akuzuarit, të identifikuar si: Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër; Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;  Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;  Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;  Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër; Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;  Besnik Sinani, nga Fieri dhe Kastriot Senka nga Fieri.

Punonjësit e policisë u arrestuan pasi kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për persona të ndryshëm që kanë pasur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’.

Sipas njoftimit, pas një hetimi disa mujor pro-aktiv me metoda speciale të hetimit, SHÇBA ka goditur veprimtarinë e paligjshme të ushtruar nga 6 punonjësit e policisë dhe disa persona të tjerë në vijën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e Kakavijës.

Komento

Komente

  • tani: 22/09/2018 17:15

    oooo neneee po arrestonini keta te shcba tani qe shkelen te drejtat e njeriut

    Përgjigju
  • Erik: 22/09/2018 15:39

    Lerini mo fukarenjte çi arrestoni, merruni me keta derrat e drejtesise qe shesin drejtesi me para' dhe jo para' dosido me nga 50 dhe 100 Euro si keta te keputurit, por me dhjetra mijera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?