Deputeti laburist

Kalimet e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe, deputeti laburist akuzon ministrin e Emigracionit për paragjykim racor dhe fetar

14 Nëntor 2022, 21:52| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 21:55

  • Share

Një deputet laburist ka akuzuar ministrinë e Emigracionit në Britani për paragjykim racor dhe fetar kur flitet për vizitorët dhe njerëzit duan të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar. Deputeti Imran Hussain tha se rreth 20% e aplikimeve refuzohen.

Më pas ai shtroi pyetjen ndaj ministrit: Pra, a pret vërtet ministri që ne të besojmë se nuk ka paragjykime racore apo fetare në Zyrën e Brendshme?

Robert Jenrick, ministri i Emigracionit u përgjigj duke thënë se deputeti ishte plotësisht i gabuar dhe se vërejtjet përbënin fyerje të pabaza ndaj zyrtarëve të zyrës së brendshme.

Në vend të kësaj, ai vuri në dukje shifrat që tregojnë se 303,000 viza dhe leje ishin dhënë këtë vit - 61% më shumë se në 2019, shkruan Sky News.

"Pra, Home Office po jep një numër rekord të këtyre vizave dhe ne e bëjmë këtë në një mënyrë krejtësisht objektive," tha Jenrick.

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • henry: 15/11/2022 03:54

    Ishte sot ne Paris, racistja me origjine indiana Suella Braverman. Mu desh te pritja nje gjysem ore qe te kaloja nga ana tjeter e lumit Sena-s. eskorta e saj ishte pothuajse 15 furgona. Eshte pritur mire nga Ministri Darmanin, nje raciste qe pragjykon disa njerez ne varese te kombesise. Po per Dua Lipen e prinderit e saj qe ishin refugjate ne vitet 90? Po per Rita Oren qe erdhi bebe ne fillim te viteve 90? Edhe ato refugjate ishin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?