Lojtari i Juventusit, Cristiano Ronaldo

Sport

Kalimi tek Juventus, tifozët e Napolit nxjerrin në shitje letra higjenike me fytyrën e Ronaldos

20 Korrik 2018, 17:13| Përditesimi: 20 Korrik 2018, 17:23

  • Share

Fotoja e kalimit të Ronaldos nga Reali i Madridit tek Juventusi e postuar në Instagram ka marrë më shumë se 11 milionë pëlqime duke u bërë fotoja e katërt më e pëlqyer e të gjitha kohërave në rrjetin social.

(Postimi i Ronaldos në Instagram)

Gjithë ky popullaritet, nuk ka shkuar pa u vënë re nga ana e tifozevë italianë të cilët kanë vendosur ta përdorin për marketing. Shtëpia e klubit italian të Napolit ka nxjerrë në shitje letra higjenike me fytyrën e Ronaldos në të. Sipas mediave italiane, kjo letër e veçantë ka thyer gjithashtu rekordin e shitjeve në qytet.

(Letra higjenike me fytyrën e Ronaldos në të)

Skuadra e Napolit përfundoi e dyta në Seria A sezonin e kaluar, katër pikë prapa kampionëve të Juventusit - të cilët kanë fituar kampionatin për shtatë sezonet e fundit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?