Bota

Kallas: Të shfrytëzojmë momentin për Gazën, BE-ja do të bëjë pjesën e saj

6 Tetor, 15:11| Përditesimi: 6 Tetor, 15:13

  • Share

1759756371_15090026876da772a1698484fae3f6372c8b8c976.webp

Kaja Kallas

“Ne kemi diskutuar gjithashtu mbi situatën katastrofike në Gaza. Ndërprerja e vuajtjeve njerëzore është përparësia jonë kryesore. Ky cikël vdekjesh duhet të marrë fund. Duhet të shfrytëzojmë momentin politik të krijuar në Nju Jork. Ne mbështesim përpjekjet që po zhvillohen për arritjen e një armëpushimi, lirimin e pengjeve dhe krijimin e një horizonti politik për paqen.

Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në këtë plan me të gjitha mjetet që ka në dispozicion. Ne jemi donatori kryesor humanitar në Gaza, kemi krijuar Grupin e ri të Donatorëve Palestinezë dhe mbetemi mbështetësi kryesor financiar i Autoritetit Kombëtar Palestinez, me 1.6 miliardë euro të planifikuara për periudhën 2025–2027.”

Kështu deklaroi Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit BE–Gjiri, që u zhvillua në Kuvajt Siti.


Lajmi kryesor:

Plani i paqes për Gazën/ Hamas: Sonte nis raundi i parë i negociatave në Egjipt! Trump: Faza e parë duhet të përfundojë këtë javë


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?