Kallashnikovë, pushkë e pistoleta, zbulohet arsenal armësh në Durrës! Në kërkim drejtori i shkollës së Muzikës, me armë në banesë! Agjentët i blenë drogë (EMRAT + VIDEO)

7 Korrik, 09:46| Përditesimi: 7 Korrik, 11:17

  • Share

DURRËS- Pas dy muajsh hetimesh, Policia e Durrësit ka zbuluar arsenal armësh, ndërsa janë sekuestruar qindra doza kanabisi, kokaine dhe heroine. Operacioni i koduar ‘Summer’ ka çuar në pranga 15 persona, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 4 janë vënë në hetim. Në banesat e tyre, policia ka sekuestruar 1 kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte dhe municion luftarak.

Një prej personave që është shpallur në kërkim është edhe Dashamir Mehmeti, 41 vjeç, drejtori i shkollës së muzikës ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës. Burime për gazetarin e Report Tv, Artur Korriku bëjnë me dije se drejtorit të shkollës i është gjetur një armë në banesë. Policia ka dokumentuar përfshirjen e drejtorit të shkollës në veprimtari kriminale, pasi ka organizuar një blerje të simuluar. Mehmeti ka rënë në kurthin e ngritur nga blutë e Durrësit, duke i shitur një agjenti drogë.

Blerja e drogës nga policia është bërë tek persona të ndryshëm, të cilët u kanë shitur drogë agjentëve dhe më pas policia ka vepruar për të goditur këtë veprimtari kriminale. Armët janë gjetur në banesën e Zamir Hoxhës, 48 vjeç, drejtorit të shkollës Mehmeti që iu gjet një pistoletë dhe 23-vjeçarit Mehmet Meta.

"Theksojmë se gjatë hetimeve proaktive⁠ mbi bazën e autorizimeve të lëshuara nga Prokurori i çështjes, janë bërë shumë blerjeve të simuluara personave të ndryshëm, të dokumentuara këto me pamje filmike, me dron, përgjime ambientale dhe sekuestrime të lëndës narkotike", njofton policia. 

Të arrestuarit nuk vepronin si grup, por janë raste të veçanta të dokumentuara. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest me burg për 16 persona, por gjatë aksionit të policisë janë ekzekutuar vetëm 13 masa, ndërkohë që 2 persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë. Nga 16 masat, 3 nuk janë ekzekutuar dhe në kërkim bashkë me drejtorin e shkollës së Muzikës janë edhe Orgito Mema, 20 vjeç, dhe Enis Piro, 46 vjeç.

Të arrestuarit
Durim Meta, 53 vjeç
Florian Demiri, 44 vjeç
Flamur Tare, 57 vjeç
Diamant Shkina, 33 vjeç
Sadik Lako, 34 vjeç
Mariglen Lisi, 29 vjeç
Saimir Sina, 32 vjeç
Klodian Sehiti, 34 vjeç
Mateos Jeshili, 34 vjeç
Ergert Patlli, 33 vjeç
Gerald Taraj, 32 vjeç
Rustem Kolgjini, 50 vjeç
Zamir Hoxha, 48 vjeç
Xhuliano Xhaferi, 27 vjeç
Mehmet Meta, 23 vjeç
Në kërkim
Dashamir Mehmeti, 41 vjeç (Drejtori i Shkollës së Muzikës në Durrës)
Orgito Mema, 20 vjeç
Enis Piro, 46 vjeç
Çfarë u sekuestrua?
1 armë kallashnikov
3 pistoleta
1 pushkë
1 çifte
municion luftarak
qindra doza kokainë, heroinë, kanabis
20 telefona celular
7 automjete
peshore elektronike
një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale

 

Drejtori i Shkollës, Dashamir Mehmeti

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kavaja: 08/07/2024 16:13

    Ky spiun oshte ne itali i ka fik cunat eshte kap tu bo trasport me kile nji muj burg ka bo pill mashkull, e kan bo drejtor ne shqiperi , tani do fusi te tjere ne burg do e bojn pedagog , 100% e sigurt te verifikohen te dhenat ne Macerata te italise

    Përgjigju
  • Iris: 08/07/2024 00:45

    Ja ketij i themi drejtor shkolle ,drejton me shembull!!

    Përgjigju
  • Ceni: 07/07/2024 22:01

    Me bast qe ky ka munimumi tre fakultete!

    Përgjigju
  • Zakarel: 07/07/2024 16:53

    Germoni me lart dashi eshte kitarist ndiqni kush e furnizon follou lle mani

    Përgjigju
  • 313: 07/07/2024 15:14

    O dash kitarja te kam pas thene nuk behesh dot trafikant.

    Përgjigju
  • Mali I larte: 07/07/2024 14:16

    O zot cfare fytyre. Si Mund te jete drejtor ky?Ky e ka te shkruar ne balle qe eshte bandit!! Ky vend ka marre fund!

    Përgjigju
  • Xhei: 07/07/2024 12:36

    Patronazhisti i radhes drejtor qe shesin d.. te nxeneait dhe doktora qe rruaj e planca

    Përgjigju
  • AltinTop: 07/07/2024 11:19

    Drejtorit i pelqeka muzika Metal…

    Përgjigju
  • Besi: 07/07/2024 10:37

    Qenkan si drejtoret qe ka vendosur Vilma Bello ne Vlore .Shumica per cikel te ulet dhe gjithe diten ne lokale nuk behet mesim

    Përgjigju
    • Besa: 07/07/2024 13:27

      Ça ke me drejtoreshen e Trushit ne Shkoderrr? Me cikel trevjeçar asht por shkollen e drejton prej zyres se burrit ne komune...

    • Grate e karteleve: 07/07/2024 13:24

      Shiko Universitetin e Vlores. Grate e kujt jane drejtoresha edhe petagoge? Diten pune shteti edhe naten punojne me burrin. Keta lloj fare edukojne brezin e ri. Po kalbin pemen qe ne rrenje.

  • Askushi: 07/07/2024 10:23

    Ka ngatrruar instrumentat drejtori…..ahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?