TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar kërkesën e anëtarit Besnik Cani për pezullimin e gjykimit ndaj tij.
Në seancë, Cani ka kërkuar që të pezullohet gjykimi deri sa gjykata të shprehet për kallëzimim që ka bërë në SPAK për anëtarin e KPA, Luan Daci, me akuzën për falsifikim të formularit të aftësive profesionale, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh. SPAK ndërkohë ka regjistruar procedimin penal ndaj Dacit.
Fillimisht Prokurori, Besnik Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018 nga trupa gjykuese e udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi. Dy javë më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë megjithëse kishte probleme me pasurinë. Por vendimi i KPK për Besnik Canin u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe pas tyre edhe nga Komisioneri Publik të cilët kritikuan vendimin e konfirmimit në detyrë të tij, pavarësisht problemeve të shumta me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës. Sipas Komisionerit Publik, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte “kontradiktor dhe jo-bindës” dhe se ishte marrë në interpretim të gabuar të ligjit.
Të njëjtin qëndrim, Komisioneri edhe në seancën e sotme, ku edhe pas paraqitjes së provave të reja, sipas tyre nuk u provua e kundërta e ankimit. Seanca e radhës ku do të merret vendimi do të zhvillohet më datë 18.02.2020, ora 11:00.
Veting me te perlyerit keta duhet te zevendesohen me te rij Prokuror dhe gjykates
Përgjigju