TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë përsëri nesër “mysafir” në Prokurorinë e Posaçme. Sipas shkresës së firmosur edhe nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ai është thirrur për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, për akuzën e shpifjes.
Berisha do të shkojë në orën 10:00 të mëngjesit dhe ka konfirmuar prezencën e tij, ndërsa refuzimi apo mosparaqitja e përball me penalitete të tjera sipas Kodit Penal, deri në shoqërim të detyrueshëm. Çështja lidhet me akuzat që ka bërë vetë Berisha herë pas here ndaj magjistrates, por edhe me ato të vajzës së tij, Argita Berisha vitin e kaluar, se ajo "kishte marrë 500 mijë euro nga një eksponent i PS-së".
Sulmet erdhën menjëherë pasi gjyqtarja e shortuar përdosjen e aferës "Partizani" dha masat "arrest shtëpie" për Berishën dhe "arrest me burg" për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i Argitës.
Çështja e kallëzimit për shpifje është regjistruar prej vitit të kaluar, me numër 139/2024, ku Berisha do pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni, për çështjen që është nën hetim paraprak.
Për këtë lajm ka reaguar edhe avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, i cili e etiketon magjistraten Gjoka si “Irena+ mbiemra 3 copë”.
“Nesër në orën 10:00, SPAK ka thirrur Dr. Berishën për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim që Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin!”, shkruan ai në postimin e tij në llogrinë personale në rrjetin social Facebook.
Në një reagim të fundit pasi dilte nga SPAK, më 5 maj, Berisha do përsëriste të njëjtat akuza si e bija e tij, ndaj gjyqatres Gjoka duke e akuzuar për ryshfet 500 mijë euro.
"Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani", u shpreh Berisha mes të tjerash.
Ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka ka kërkuar në tetorin e kaluar (2024) nga SPAK, që të hetojnë deklaratat e Argita Berishës, e cila do të deklaronte në një konferencë për shtyp më 23 shtator 2024, se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat” dhe se në një video gjyqtarja Irena Gjoka del duke i kërkuar një ish-eksponenti socialist 500 mijë euro ryshfet që të mos e fuste në grup të strukturuar kriminal. Po për këtë çështje Argita Malltezi u thërrit më 9 janar në SPAK, për tú pyetur lidhur me akuzat ndaj gjyqtares Gjoka.
Gjoka është gjyqtarja e hetimit paraprak që caktoi masat e sugurisë për Berishën, i cili ndodhet në masën detyrim paraqitje, dhe dhëndrin e tij me masë arrest në shtëpi.
Thirrja për Berishën nga SPAK
Komente

Ne cilin sistem drejtesie avokati mund te shprehet per gjyqtaren duke e fyer Aq me teper te te fyej nje vemje e shemtuar si ky gjokutaj. Une do e kisha perjashtuar edhe nga licensa qe leshon ministria e drejtesise.gjokutaj me ty edhe perendia ka bere nje shaka te pavend Ka nje emer per ty. Qelbes
Përgjigju