GjKKO ka shpallur moskompetencë për akuzën e shpërdorimit të detyrës nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, duke theksuar se kjo çështje duhet të verifikohet nga Prokuroria e Tiranës.
SPAK mori të pandehur shtetasit, Ylli Imeri, Dafina Keça dhe Andrea Dapaj, të cilët janë kryetari dhe dy anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se sipas GJKKO duhet verifikuar vetëm shpërdorimi i detyrës që e kompetencë e Prokurorisë dhe Gjykatës së Tiranës.
Në datë 5 prill të vitit të kaluar Partia Demokratike dorëzoi në SPAK kallëzim penal me 6 akuza ndaj ministres të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për tenderin e ushqimeve. Në këtë kohë, shumë familje në nevojë mbetën pa ushqime dhe ky tender u zhvillua me qëllim që t’u vihej në ndihmë këtyre familjeve.
PD akuzoi ministren Xhaçka për "abuzimin me 1.5 milionë euro". Sipas PD-së, nga mijëra kompani shqiptare tenderi iu dha kompanisë filial nga Maqedonia, Eurovia duke theksuar se pak ditë para shpalljes së tenderit pa garë, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve.