Presidenca ka zbardhur kallëzimin penal që ka dërguar në SPAK kundër ministres së drejtësisë Etilda Gjinaj dhe dy zyrtarëve të tjetër Gentian Deva, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhia, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare, për katër vepra penale që përfshijnë shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, përvetësim të titujve apo detyrave shtetërore dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojë funksione publike.
Meta akuzon Gjonaj se me urdhër të saj ditë të shtunë- ditë pushim ka urdhëruar botimin në fletoren zyrtare për Arta Voprsin duke e cilësuar këtë veprim të jashtëligjshëm, me argumentin se një vendim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duhet publikuar vetëm në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.
Lajmi kryesor:
Meta kallëzon në SPAK Gjonajn e 2 zyrtarë të ministrisë: Koronavirus?! Murtaja quhet rilindje, më 2 mars për kushtetutën (VIDEO)
//ReportTv.al