Kallëzimi ndaj Berishës / Mister shmangia e SPAK nga verifikimi i akuzave për përhapje paniku me lajme të rreme për koronavirusin

18 Mars 2020, 17:35| Përditesimi: 18 Mars 2020, 17:36

  • Share

Disa ditë më parë, deputetët e Komisionit të Shëndetësisë kallëzuan penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha për përhapje të informacioneve të rreme që ngjallin panik në lidhje me koronavirusin. Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila më pas ia ka përcjellë Prokurorisë së Tiranës për verifikim, nëse ka apo jo elemente të veprës penale. Në shkresën e firmosur nga prokurori Adnand Xholi referohen nenet 74, 76 dhe 283 të Kodit të Procedurës Penale, për kompetencat lëndore dhe kallëzimet që bëhen nga shtetasit. Por, Kushtetuta dhe legjislacioni penal janë shumë të qartë në këtë rast: çdo akuzë ndaj ish-kryeministrave verifikohet nga SPAK dhe gjykohet nga Gjykatat e Posaçme. Vepra penale e pretenduar nga deputetët se është kryer nga Berisha është në kompetencë të prokurorisë me juridiksion të përgjithshëm, por vetë Berisha, për shkak të cilësisë së ish-kryeministrit, ish-presidentit dhe ish-deputetit është subjekt i SPAK-ut.

Edhe Partia Demokratike, kallëzimet penale ndaj ministrave dhe ish-ministrave të mazhorancës i ka referuar në SPAK, ndonëse veprat penale të pretenduara nga PD janë në kompetencë të prokurorisë me juridiksion të përgjithshëm. Situata të tilla adresohen nga neni 135 i Kushtetutës së ndryshuar në korrik të vitit 2016, ku parashikohen të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët në kompetencë të SPAK dhe Gjykata Secila. Neni 135 i Kushtetutës thekon se çdo akuzë penale ndaj ish-kryeministrave gjykohet nga Gjykata e Posaçme. Por, gjykatat e Posaçme shqyrtojnë  vetëm dosjet e referuara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha vijon fushatën e egër të dezinformimit, me lajme të rreme dhe video të montuara, duke ngjallur panik dhe çoroditje për koronavirusin, mbetet e paqartë se pse SPAK nuk ka marrë në shqyrtim kallëzimin penal ndaj tij, për të parë nëse ka apo jo elemente të veprës penale.

Komento

Komente

  • Sifi: 19/03/2020 07:48

    A ka SPAKU ne kuadrin e vet ligjor ndjekjen e pafive mbi figurat e larta politike ? A ka probleme kete strukture te aq mirepritur nga populli te beje punen e tij . Populli ka shprese akoma por .

    Përgjigju
  • Iris: 19/03/2020 02:29

    Nuk mendoj se veprimet e z.Berisha jane kopetence e S.P.A.K-ut ne kete rast ,por megjithate ,duhen ndjekur penalisht nga nje gjykate perkatese dhe me gjykates qe kane kaluar Vetingun dhe mbi te gjitha jo frikacake.

    Përgjigju
  • Spakumutit: 18/03/2020 22:46

    KAK=SPAK. HABITEM ME NJERZIT QË BESONIN DHE THONIN SA TË VIJ SPAKU PASTAJ SHQIPËRIA DO BËHET NORVEGJI OSE ME E PAKTA SUEDI...

    Përgjigju
  • Emigranti: 18/03/2020 20:25

    Sbehet me ai vend.. Nuk egziston drejtesia aty

    Përgjigju
  • Greta: 18/03/2020 19:09

    Gjitha organet e reja te drejtesise jane te korruptuar si ato te vjetrit,asgje nuk ndryshon ne kete vend

    Përgjigju
  • O Bisha Berish: 18/03/2020 19:05

    Te pshurreshin qente e rruges koronavirusi te rente ne shkallen me te eger

    Përgjigju
  • Alban Borshi: 18/03/2020 19:04

    nuk eshte vetem ish-kryeminister, por edhe ish-president, dhe si i tille, me ligj merr trajtim te posacem nga ana e shtetit, duke filluar nga zyra e paguar, dy sekretare te paguara, makine me shofer dhe bodigard te gjitha te paguara. Shkurt, konsiderohet me te gjitha atributet si zyrtar i larte i shtetit shqiptar.

    Përgjigju
  • Sars: 18/03/2020 18:50

    Eshte shume e thjesht, nuk eshte zyrtar i larte dhe nuk akuzohet si ish zyrtar i larte sepse edhe nese e ka kryer vepren penale e ka kryer si Sali Berisha qytetar i Republikes ne faqen e tij ne Facebook dhe jo ne ministri, apo cdo institucion tjeter. Lexo dhe interpreto ligjet zoti gazetar, se pervec informimit keni si mision dhe edukimin e audiences. Mos bej lajme pa sens meqe ske cte besh sot

    Përgjigju
  • Po nuk u denua ky Kriminel !: 18/03/2020 18:48

    Dhe grupi i ketyre Horave,,, Atehere te perlyher jane te gjithe ,,te brendshem dhe te jashtem... Mjafte ja pine gjakut Popullit.. 50 vjete mezi pritem te vdesi Pederasti Hoxha,, tani kemi nja 30 vjete te vdesi ky Serbi...

    Përgjigju
  • Ela: 18/03/2020 17:53

    jam dakort me ty zoti Adriatik si shtoj asgje,por ketu mafia eshte aq e lidhur dhe nuk mynd ta denojne kryetarin e tyre leket nga kryetari i tyre i kane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?