Kallëzimi ndaj kryebashkiakes së Dimalit, Petrit Baho: Pronën e kam me letra të rregullta! Më janë prekur disa hapësira

27 Dhjetor 2020, 11:26| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 11:41

  • Share

Petrit Baho, banori i cili ka kallëzuar penalisht kryebashkiaken e Dimalit, Juljana Memën, shprehet për Report Tv se pronën e tij e ka me letra të rregullta. Ai thotë se deri më tani i kanë dëmtuar disa hapësira nga prona e tij.

"Nga prishja e objektit që më është bërë mua, aty vijon të ndërtohet pa pushim, edhe në ditët e pushimit. Një ndërtim ku më janë prekur hapësirat ku kam ujë të pijshëm, kanalizimet si dhe elektriket. Nuk merret vesh se i kanë hedhur blinda, shtrime kanë prishur trotuaret që ishin prapa ku kam pasur pronën. Aty nuk po ndërtohet nga Bashkia por nga Ramadan Baho, unë jam në konflikt me të. Vetëm më kanë murosur objektin tim dhe shtëpinë dhe biznesin. Me kryetaren Juljana nuk kam arritur të kontaktojë. Por unë kam një shkresë. Për prishjet që u bënë, unë nuk kam informacione se përse u bënë këto. Shkova bëra një denoncim në Berat. Erdhën ata, bëmë një relacion. Kam pronën time, një objekt 3 katësh"  - tha Baho.


Lajmi kryesor:

Kryebashkiakja e Dimalit, Juljana Mema nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkatërrim i pronës private! Dosja përcillet në SPAK


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?