Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe kallëzimin që 3 efektivë të policisë i kanë bërë kryebashkiakut të Lezhë, Pjerin Ndreu pasi i ka penguar në kryerjen e detyrës. Rama tha se nuk ka asnjë tolerim në ofendimin e policisë dhe se kushdo që gabon, qoftë edhe zyrtarët e lartë duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre.
“Kur vjen puna për ofendimin e policisë askush nuk ka atë drejtë dhe nuk mund t’ia hedh lehët pa u përpallur me ligjin për ofendim e policisë, por kur i bëhet dhe një ofendim i vazhdueshëm kur i hidhet faj për çdo gjë që ndodh, ky është një ofendim shumë më i madh se sa ai individual i një personi ndaj 2 apo 3 efektivëve. Unë do të shqetësohesha nëse polica dhe strukturat përkatëse nuk do të kishim ndjekur rrugën ligjore, të gjitha gabojmë, të gjithë të përgjigjen për gabimet e tyre, nuk kemi një tolerim të rastit, ku një zyrtar i lartë ofendon një grup të efektivë, por ofendimi i madh është ofendimi i përditshëm dhe mungesa e mbështetjes. Duhet ta përsëris ne jemi të shqetësuar çdo ditë që puna të bëhet më mirë, por të thuash që disa ngjarje shumë të rënda dhe fatkeqësisht na e bëkan Shqipërinë të kthehet pas është shumë qesharake, asnjë turistë nuk po kthehet pas”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama ultimatum bizneseve pa leje në bregdet: Largohuni me dëshirë, ose ju heqim me pahir e ju konfiskojmë çadrat e shezlongët! Vrasjet dhe aksidentet? Policia s'dënon, gjykatësit japin vendime abuzive
//ReportTv.al