Kallëzimi në SPAK për ‘Mali i Tiranës’, PD: Të nisin menjëherë hetimet, kush fshihet pas kësaj kulle

14 Gusht 2023, 14:25| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 15:43

  • Share

TIRANË- Pasi kallëzimit për projektin ‘Mali i Tiranës’, që pritet të ndërtohet pas Teatrit të Oparas dhe Baletit, Partia Demokratike i bën thirrje SPAK që të nisë me hetimet për të nxjerrë të vërtetën se kush qëndron pas këtij investimi gjigand, por edhe për kullat e tjera në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Mirela Karabina tha se nuk është rastësi që kompania ‘Nova Construction’ që po ndërton kullën ‘Mali i Tiranës, ka marrë edhe disa projekte të tjera të rëndësishme në kryeqytet.

“Partia Demokratike ka dorëzuar javën e kaluar në SPAK një kërkesë për të hetuar lidhur me financimet e kullës pas Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB). Të gjithë raportet ndërkombëtare vitet e fundit e përshkruajnë sektorin e ndërtimeve në Tiranë si lavatriçen e madhe të parave të krimit të organizuar.

Nuk është e rastësishme që një kompani në dukje modeste ka marrë pjesën e luanit në ndërtimet që janë bërë pjesë dhe po zhvillohen në kryeqytet. Partia Demokratike i kërkon dhe njëherë SPAK që të nisë hetimet për të nxjerrë të vërtetën mbi këtë investim gjigand, por dhe për të tjera anekënd kryeqytetit”, tha Karabina.  

Krabaina thotë se PD mbështet lutën kundër korrupsionit dhe u ndal edhe në propozimet e Bashës, për vetting në politikë. Zëdhënësja e PD thotë se duhet dënim për ata politikanë të korruptuar dhe sekuestrim i pasurive.

“Dhe në këtë betejë kundër korrupsionit, Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin nga SPAK të ndërtimeve me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit në hallkat kryesore të qeverisjes. “Ndiq paranë” është  skema më e mirë për të demontuar paratë e pista me të cilat financohen ndërtimet, politika, blerja e votës e shumë shërbime të tjera që tashmë janë në dispozicion të Qeverisë Rama.

Ndaj, Vetting në politikë dhe miratimi i një pakete agresive kundër krimit dhe korrupsionit të politikanëve të lartë, dënimi i tyre për korrupsion dhe sekuestrimi i pasurive është domosdoshmëri jetike për fatet e  zhvillimit të vendit. Zbardhja dhe çuarja para përgjegjësisë e ideatorëve dhe zbatuesve të skemave të pastrimit të parave është një shërbimi i madh që i bëhet qytetarëve shqiptare”, tha Karabina.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Partia Demokratike depozitoi në SPAK dosjen për kullën me 65 kate “Mali i Tiranës”. Projekti do të ndërtohet nga  “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin, ndërsa do të zbatohet nga studio daneze e arkitekturës  “Cebra”, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë më 1 tetor 2022. 

Ora 15:42
Basha: Sado baltë të hedhë, Sali Berisha nuk e fsheh dot bashkëpunimin me Edi Ramën për kullat

1690914454_lulzimbashaedirama.jpg

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një tjetër koment sa i takon kullës prapa Teatrit të Operës dhe Barletit, ‘Mali i Tiranës’. Basha shkruan se Rama ka bërë një bashkëpunim me Berishën për ndërtimin e kësaj kulle ndërsa më herët PD depozitoi një kallëzim kundër në SPAK.

“Pengjet fshihen sot pas kullës së Tiranës, pas “Malit të Korrupsionit” që po mban peng zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Sado baltë të hedhë, Sali Berisha nuk e fsheh dot bashkëpunimin me Edi Ramën për kullat; as faktin se aty pastrohen para krimi dhe korrupsioni. Prandaj SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë.

Rasti i kullës, e tregoi qartë para shqiptarëve se kush është pengu, por çfarë halli e shtyn Sali Berishën, që merr në mbrojtje çdo ditë simbolin e korrupsionit, jo vetëm në dosjen e Inceneratorëve? Sepse Dosja e Inceneratorëve është afera korruptive ku i gjithë pushteti i Edi Ramës, me dijeninë dhe bekimin e tij, është zhytur në korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Kryeministri, ministra, dhe kryetarë bashkish kanë vepruar si një organizatë kriminale dhe SPAK duhet ta procedojë si të tillë pa përjashtuar askënd, duke filluar nga: Kryeministri, ministra, ish-ministra, kryetarin e Bashkisë së Tiranës e me radhë të gjthë ata që me paratë e shqiptarëve kanë ushqyer inceneratorët e korrupsionit.

Kush amniston njërën palë apo tjetrën në përgjegjësinë ndaj inceneratorëve, qartas tregon bashkëpunimin që ka patur dhe vazhdon të ketë me ideatorët dhe zbatuesit e kësaj mega afere.

Partia Demokratike do të vijojë të mbështesë çdo hetim të SPAK-ut për këto afera dhe e inkurajon atë të vijojë pa u ndalur nxjerrien para drejtësisë të personave të tjera zyrtarë e ish-zyrtarë të përfshirë në afera korrupsioni që janë kallëzuar në prokurorinë e posaçme.”- shkruan Basha.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?