Administrata tatimore njofton se ka identifikuar një subjekt me aktivitet si lokal në Belsh i cili nuk deklaronte të ardhurat reale.
Në njoftimin e tatimeve, subjekti nuk deklaroi 435 mijë euro mijë të ardhura, teksa nuk lëshonte kupon tatimor dhe kishte punonjës të pasiguruar.
Kontrollet në këtë subjekt u kryen pas denoncimit të një qytetari.
“Përpjekja e Administratës Tatimore kundër informalitetit dhe shmangies së detyrimeve fiskale vijon me vendosmëri në çdo cep të vendit, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e qytetarëve që zgjedhin ndershmërinë dhe rregullin”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Administrata tatimore.
Komente
