585,000 Euro të padeklaruara, gjatë më shumë se një viti, janë zbuluar nga Administrata Tatimore, përmes një kontrolli të specializuar nga Hetimi Tatimor, në një subjekt tatimpagues në Tiranë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve bëhet me dije se ky aksion u krye pas një denoncimi të një qytetari, i cili çoi në zbardhjen e një skeme evazioni fiskal.
Tatimet bëjnë me dije se ky biznes nuk lëshonte faturë teksa kishte gjithashtu edhe 5 punonjës të pasiguruar.
Pak ditë më parë tatimet zbuluan një hotel në Qeparo që kishte 690 mijë euro të padeklaruara për periudhën 2023-2025.
Tatimet i bëjnë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin që të shmangin gjobat dhe ndjekjen penale.
Postimi i plotë:
585,000 EURO të padeklaruara, gjatë më shumë se një viti, janë zbuluar nga Administrata Tatimore, përmes një kontrolli të specializuar nga Hetimi Tatimor, në një subjekt tatimpagues në Tiranë.
Hetimi u vu në lëvizje falë një denoncimi qytetar, i cili çoi në zbardhjen e një skeme evazioni fiskal.
Falënderojmë qytetarët që i janë bashkuar përpjekjes sonë të vazhdueshme për të vendosur ligjshmëri fiskale.
Komente

Mir sh mir..duhet qytetari..arye qe duhej te benin punen e se kan bere thuajuni te kthejn rrogen mbrapaht e jepjani qytetaeit qe vec punes se vet ben dhe punen e shtetit
PërgjigjuPo pse pritet gjithmone nga qytetari??? Po institucionet e kontrollit (te paguara nga ne) çfare bejne? Flejne dhe kur zgjohen pijne kafe e raki!
Përgjigju