Foto ilustruese

Kallëzimi penal ndaj BKH, dështon seanca në Gjykatën Administrative, gjykatësja me COVID

11 Nëntor 2020, 12:26| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 15:01

  • Share

TIRANË- Seanca gjyqësore për shqyrtimin e padisë ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit ishte parashikuar të zhvillohej sot në Gjykatën Administrative, por mungesa e gjyqtares Elda Vrioni ka bërë që të mos zhvillohet.

Gjyqtarja Vrioni është e infektuar me COVID dhe është në izolim. Në sallë mungonte edhe pala paditëse, e cila përfaqësohet nga një prej kandidatëve garues për hetuesi i BKH, i cili është ankuar ndaj Komisionit të Vlerësimit dhe drejtueses së këtij institucioni për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.  Paditësi u skualifikua nga gara pasi nuk kaloi testin fizik.

Në Gjykatën Administrative do të shqyrtohen edhe 3 paditë e kandidatëve te tjerë që u skualifikuan nga gara për BKH.

Kujtojmë se pas ankesave të ardhura nga kandidatët, Byroja Kombëtare e Hetimit ka rishikuar edhe njëherë përgjigjet, ku rezultoi se një kandidat është skualifikuar padrejtësisht. Sipas BKH-së skualifikimi i kandidatit erdhi si pasojë e një gabimi njerëzor, teksa shtojnë se do të rikthehet në garë.

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?