Foto ilustruese

Kallëzoi bashkëshorten me pretendimin se keqtrajtonte fëmijën e tyre, 35-vjeçari nga Kosova vihet nën hetim pasi gënjeu në polici

6 Tetor 2023, 12:59| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 13:00

  • Share

Një 35-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia Dibër, pasi gënjeu këta të fundit në një kallëzim ku pretendonte se bashkëshortja e tij keqtrajtonte fëmijën e tyre.

Bëhet fjalë për SH.K., 35 vjeç, banues në  Prishtinës, Kosovë.

Sipas policisë, 35-vjeçari në kohë të ndryshme nëpërmjet komunikimeve elektronike, ka pretenduar se ish-bashkëshortja e tij, keqtrajtonte fëmijën e tyre të mitur.

Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se 35-vjeçari, ka bërë njoftim të rremë në polici.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?