Politikë

Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan

13 Janar, 18:04| Përditesimi: 13 Janar, 18:12

  • Share

Avokati Idajet Beqiri thotë në 'Studio Live' se ka qenë i burgosuri i parë politik me ardhjen e Berishës në 1992.

'Ka organizuar krime ndaj shqiptarëve. Me 2 prillin që e kam zbërthyer. Vrasës ishte Sali Berisha dhe e bëri me ndihmën e serbëve thjesht që të vinte në pushtet shumë shpejt. Këtë luftë kundër tij e kam bërë në mënyrë të pareshtur dhe nuk do hesht deri në fund. Shoh që e ka shkelur dhe ka krijuar një organizatë kriminale. Më futi në burg. Më nxori tropojanët që më masakruan në 1997 te selia e partisë. Në një ballafaqim të drejtpërdrejtë në një tryezë politike, që e drejtonte Sabri Godo, në sy të gjithë atyre kryetarëve ku ishte dhe Pandeli Majko i kam thënë po ti vrasës i Shqipërisë dhe shqiptarëve, mori si kriminel në telefon Sali Lushën me shokë dhe atë natë më masakruan atje dhe u arrestuan të gjithë.'

Avokati thotë se edhe është rrahur ndaj tropojanët e Berishës.

'Kërcënimet nuk mbarojnë prej tyre. Dhe me emra. Dhe komentet e shkollës serbo file. Janë të paguar prej këtij krimineli. Do pastrohet Shqipëria prej këtyre. Janë të vdekur një herë e mirë dhe Shqipëria do bëhet e kulturuar dhe me njerëz me logjikë. Kallëzimi i radhës kundër këtij krimineli, ka dhe krim ndërkombëtar aty brenda.'


Lajmi kryesor:

Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: Procedura urgjente për ndryshimin e datëlindjes së tij! Akte kriminale nga ai dhe njerëz të shtetit


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?