Gjykata e Lezhës ka rrëzuar ankimin e paraqitur nga kryetarja e gjykatës Ornela Naqellari, ndaj vendimit të prokurorisë për mosfillim të hetimeve penale per kancelaren të cilën e kishte kallzuar për shpërdorim detyre.
Ankimi i paraqitur në gjykatë është shqyrtuar nga gjyqtari i deleguar Hasan Selimi, i cili ka vendosur të lejë në fuqi vendimin e prokurorisë së Lezhës, për mosfillim hetimesh ndaj kancelares së gjykatës, pasi nga verifikimi pretendimeve të ngritura në kallzimin e paraqitur për rastin nuk janë konstatuar element të vepres penale siç pretendonte kryegjyqtarja e Lezhës.
Kjo e fundit kallëzoi në prokurori kancelaren e insitucionit, duke e akuzuar për shpërdorim detyre me pretendimin se nuk kishte përcjell në kohë një dokument të krijuar nga gjykata.
Për këtë rast gjykimi, vendimi i prokurorisë për mosfillimin e hetimeve u prodhua dy herë në harkun e kohor të 10 ditëve, ku për këtë fakt prokuroria Lezhë po kryen hetime penale në këtë drejtim për vepren penale "Fallsifikim dokumentash" pasi kanë lindur dyshime se këto veprime janë bërë për shkak se vendimit të parë i kishte kaluar afati ligjor për ankimim në Gjykatë, dhe një vendim i dytë i jepte mundësinë kryetares së gjykatës, të paraqiste në gjykatë ankimin kundër vendimit të prokurorisë për mosfillimin e procedimit penal.
E moj naqe kot nuk e kemi shprehje ne shkodranet. Te hypte vetja ne qef. Edhe kesaj i paska hyp vetja ne qef se eshte kryetare gjykate zonja apo zonjusha se nuk e di ça eshte.
PërgjigjuBravo gjykata e lezhes
Përgjigju