Aulon Kalaja në SPAK

Politikë

Kallëzoi vjedhjen e votave brenda partisë dhe kërkon rinumërimin e të gjitha kutive të Durrësit, kandidati Aulon Kalaja përsëri në SPAK

28 Korrik, 11:28| Përditesimi: 28 Korrik, 12:21

  • Share

Kandidati i opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u paraqit sot (28 korrik) në Prokurorinë e Posaçme.

Thirrja e tij ka të bëjë me kallëzimin që përfaqësuesi i PD-ADSHM depozitoi në SPAK ditë më parë, ku kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit për rinumërim, pasi pretendon se i kanë vjedhur votat brenda partisë për kandidatët, duke favorizuar ish-prokurorin e shkarkuar nga Vettingu, Arjan Ndoja.

Kalaja kërkon nga SPAK që të hetojë vendimin e paligjshëm të KAS, i cili mori vendimin për të rinumëruar pothuajse dyfishin e kutive që kaloi në proces dhe për shkak të trendit të lartë të tjetërsimit të votave të kandidatëve, e ndërpreu procesin.

Kalaja që ka aktualisht rreth 900 vota diferencë me Ndojën pas rinumërimit të mbi 150 kutive të Durrësit, e ka ngushtuar diferencën dhe thotë se ka prova të tjera me filmime ku shfaqen tjetërsime masive votash nga një kandidat te tjetri. Ai kërkon rinumërim edhe të kutive të tjera.

Denoncimi u depozitua më 22 korrik. Kalaja deklaroi se i kishte kërkuar SPAK-ut që të sekuestronte kutitë e Durrësit dhe të bëhej rinumërimi i tyre, teksa akuzoi edhe KAS-in për shpërdorim detyre.

Më herët ai kishte bërë kallëzim edhe ndaj qeverisë për vendimin e faljes së gjobave para zgjedhjeve, por SPAK u shpreh se nuk ka vepër penale.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?