SPAK dhe vendimi i mosfillimit të procedimit penal

Kronikë
Politikë

SPAK rrëzon Flamur Nokën dhe PD pas kallëzimit për kandidaten e PS Zegjine Çaushi për korrupsion zgjedhor: Nuk provohet vepra penale, fakti nuk ekziston (VENDIMI)

6 Maj, 16:38| Përditesimi: 6 Maj, 18:03

  • Share

Prokuroria e Posaçme deklaron mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e depozituar nga Flamur Noka në emër të PD-së, ndaj kandidates së Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, në lidhje me pretendimet për korrupsion zgjedhor, kanosje e pjesëmarrësve në zgjedhje, shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik.

Vendimi i firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe i marrë nga prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, konkludon se në materialin filmik të pretenduar dhe dorëzuar, nga emisioni i televizionit të familjes së Sali Berishës, në asnjë rast nuk provohet se Çaushi kërkon votën për PS-në apo të ketë konsumuar veprën e krimit zgjedhor të korrupsonit pasiv, që është kompetencë e SPAK.

Për veprat e tjera materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit që të bëjë verifikime të mëtejshme.

Kllapi konstaton se bazuar në denoncimin e PD-së dhe Nokës me numër 145, i datës 5 maj të këtij viti, “nuk gjenden elementë të veprës penale të pretenduar” nga PD dhe Noka.

Më tej i detajuar në këtë konkluzion juridkik jepen shpjegimet e nevojshme mbi filmimin dhe bisedën telefonike, ku nuk provohet se Zegjine Çaushi ofron apo kërkon votën për Partinë Socialiste.

Vendimi i firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?