Bashkëshortja e Petrit Bahos, Burbuqe Baho shprehet për Report Tv se 2 punonjësit e bashkisë, Agim Çuni dhe Pandi Pilo e kanë kërcënuar për pronën se ka dokumente të falsifikuara. Ajo thotë se Ramadan Baho ka paguar 20 mijë dollarë ndaj kryebashkiakes Juljana Mema për ta favorizuar në punët e tij.
"Agim Çuni dhe Pandi Pilo më kanë ardhur këtu dhe më kanë kërcënuar. Më ka thënë që unë do ta prish lokalin se ke letra false. Më gjej Agim Çuni, a i kam unë letra false apo i ka Ramadani që i ka dhënë lekë Çunit. Ramadani thotë vetë që i ka dhënë 20 mijë paund Juljanës, të gjithë kështu kanë thënë, unë blej Beratin me lekë ka thënë ai. Unë nuk kam lekë të hedhë. Të gjithë pronën e kam me letra. I kam dërguar dhe Edi Ramës në portal 3 herë. Kryetarja mua më ka thënë që lulishte do ta bëj dhe pronën nuk ja jap Ramadanit. Në të vërtetë ja dha zotërisë. Ne kemi qenë të shtypur nga policia që punonin me këtë zotërinë. Në 3 muaj karantinë, shkonin dhe hanin e pinin në lokalin e tij me gjithë policat në këmbë, i kam të filmuar të gjitha. Këtë shtet kemi" - tha Burbuqe Baho.
Lajmi kryesor:
Kryebashkiakja e Dimalit, Juljana Mema nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkatërrim i pronës private! Dosja përcillet në SPAK
E.M.//ReportTv.al