Report Tv siguron videon, momenti kur shefi i Kufirit favorizon kalimin e mjetit me 26 kg kanabis në Kapshticë! Pasho lihet në burg: S’e dija që kishte drogë

3 Dhjetor 2023, 10:33| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 15:18

  • Share

KORÇË- Report Tv siguron videon nga momenti kur shefi i Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho favorizon kalimin e mjetit të mbushur me 26 kg kanabis. Siç shihet edhe nga video, në një moment dallohet kur Pasho lëviz dorën duke bërë me shenjë që kalojë mjeti i mbushur me drogë.

I veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, Pasho nuk lejon asnjë nga punonjësit e policisë së doganës që të afrohen për të kontrolluar makinën. Në 27 nëntor, mjeti me drogën e fshehur në bombolën e gazit, ka hyrë në pikën e kalimit kufitar ku para tij gjendet në kontroll një mjet tip ‘Benz’, ndërsa ‘Pasati’ me kanabis parakalon nga e djathta e tij për të kaluar në tokën greke, ndërsa shefi i Kufirit bën me shenjë që të mos ndalojë për kontroll.

Kryekomisari e ka shoqëruar disa metra brenda tokës greke shoferin Lorenco Lika dhe pasi është siguruar që droga ka kaluar kufirin, është kthyer në këmbë drejt kufirit shqiptar, ndërsa Lika vijoi dërgimin e drogës në Greqi. Sasi e cila u kap në 28 nëntor 2023 nga antidroga greke.

Ndërkohë, Gjykata e Korçës ka dhënë masën 'arrest me burg' për ish-kryekomisarin Pasho, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Pasho u vu në pranga në 30 nëntor, ndërsa para togave të zeza në seancën e sotme ka mohuar përfshirjen në trafikun e drogës. Ai ka thënë se ka udhëtuar rastësisht me automjetin që kishte ngarkesën e drogës. Avokati Nevzat Tarelli ka thënë për mediat se Pasho nuk ka pasur dijeni për lëndën narkotike dhe sipas tij nuk ka pasur as njohje me drejtuesin e mjetit.

“Ka zgjatur seanca se është debatuar dhe në aspektin praktik dhe teorik të provave. Në rastin konkret, në vlerësimin tim, ka një tejkalim të logjikës së dyshimit të arsyeshëm për këtë vepër penale. Pra kjo vepër penale që duhet të ekzistojë që subjekti duhet të ketë dijeni të plotë, që dyshohet se ka trafikuar lëndë narkotike duke pasur dijeni që ka pasur lëndë narkotike në makinë. Dijeni e cila në këtë fazë është e supozuar dhe nuk është e mbështetur në prova. Pra jo çdo veprim në kundërshtim me ligjin, rregulloren apo udhëzimet mund të çoj në veprën penale të trafikimit, sepse ai mund të jetë një veprim i pakujdesshëm, një veprim në tejkalim të kompetencave, një veprim për të krijuar një procedurë të lehtësuar doganore, por që të ekzistojë trafikimi duhet që subjekti (kryekomisari) duhet të kishte dijeni për lëndën narkotike, gjë që nuk më rezulton nga asnjë e dhënë. Aq më tepër që nuk ka pasur asnjë njohje asnjë komunikim, të dhënë të tillë që mund ta ngrejë dyshimin në këtë nivel. Jo vetëm që ka mohuar dijeninë për ekzistencën e lëndës narkotike, por në gjendje emotive e mohon dhe nuk e pranon dot pozitën në të cilën ndodhet. Pasi nuk e ka menduar kurrë diçka të tillë”, tha avokati.

Avokati thotë se ish-shefi i Kufirit ka shkuar rastësisht me atë makinë në doganë për shkak të udhëtimit dhe se ka kaluar më shpjet në doganë pasi i ka krijuar një lloj privilegji për të mos pritur në radhë.

Ka sqaruar pozitën e tij, ka shkuar në doganë me atë mjet për shkak të udhëtimit, mjet i rastësishëm dhe pikërisht në këto rrethana, i ka krijuar një farë privilegji subjektit, për të mos qëndruar gjatë në radhë. Kaq është dijenia e tij, nuk është dijenia për lëndë narkotike. Pra dyshimin prokuroria në rast se e bën hipotetik dhe niset nga fakti që këta subjekte të proceduar kanë kaluar edhe herë të tjera në Greqi. Por ky është një dyshim hipotetik, ku praktikat gjyqësore nuk mund të ngrihet dyshim.

Ka vetëm një rast që është në muajin Maj, që nga dogana ka shkuar në Kostur me një shtetas që është në procedim, ose dyshohet se nuk dihet nëse është në procedim dhe ka shkuar nga dogana në Kostur, ku ka marrë disa ilaçe më nënën e vetë të sëmurë dhe është kthyer. Ndërkohë personi ka shkuar në Selanik. Pra me një mjet të radhës që ka udhëtuar për t’u kthyer.

Pasho shfrytëzoi detyrën e tij në intervale të ndryshme kohore por në datë 27 nëntor ka favorizuar Lorenco Likën të kalojë kufirin pa iu nënshtruar kontrollit duke kaluar drejt Greqisë 26 kg lëndë narkotike. Ai u arrestua më 30 nëntor 2023 nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa është përjashtuar edhe nga radhët e Policisë së Shtetit. Automjeti i përdorur ishte përshtatur për fshehjen e pakove me drogë në depozitën e impiantit të gazit. Gjatë kontrollit, policia greke sekuestroi edhe 3 mijë euro dhe 3 telefona celularë.

1701609168_stiljanpasho.jpg

Momenti kur Stiljan Pashobën me shenjë që mjeti me drogë të kalojë pa kontroll
 

Momenti kur Stiljan Pasho zbret nga makina ku fshihej ngarkesa me 26 kg drogë

Ora 14:10
Report Tv siguron videon, momenti kur shefi i Kufirit favorizon kalimin e mjetit të mbushur me drogë në Kapshticë

 

Report Tv siguron video, në momentin kur ish-shefi i Kufirit, Stiljan Pasho mundëson kalimin e mjetit të mbushur me 26 kg kanabis. Siç shihet edhe në video, në një moment Pasho lëviz dorën duke bërë me shenjë që kalojë mjeti, i cili drejtohej nga Lorenco Lika.

Po ashtu, në videon siguruar nga gazetari i Report Tv, Armand Braho, shihet se si ish-kryekomisari zbret nga makina pasi ka kaluar kufirin, ndërsa ajo ishte e mbushur me 26 kg kanabis.

Në 27 nëntor, mjeti ka hyrë në pikën e kalimit kufitar ku para tij gjendet në kontroll një mjet tip ‘Benz’, ndërsa ‘Pasati’ me kanabis parakalon nga e djathta e tij për të kaluar në tokën greke.

Kryekomisari e ka shoqëruar disa metra brenda tokës greke dhe më pas është kthyer në këmbë drejt kufirit shqiptar ndërsa Lika vijoi dërgimin e drogës në Greqi. Sasi e cila u kap në 28 nëntor 2023 nga antidroga greke.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/12/2023 03:05

    Jo qe e ndihmoi te mos e kontrollonin policia shqiptare,por dhe e shoqeroi matane kufirit! Mos do te nderhynte dhe te pala greke qe te mos e kontrollonin,apo te krijonte para policise greke,mendimin qe ky shoferi qenka /i paster/ meqe u shoqeroka me shef policie?!

    Përgjigju
  • Doganjeri: 03/12/2023 10:44

    Edhe kishte zon be me roshpie rruga funit. Kur sdosdo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?