Foto ilustruese

Kronikë

Kaloi doganën shqiptare në Kakavijë, por grekët i zbulojnë pistoletën shqiptarit

25 Nëntor 2019, 17:11| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 17:14

  • Share

Një shqiptar është arrestuar nga pala greke pasi në makinë iu gjet një armë zjarri tip pistoletë.

Shqiptari, identiteti dhe mosha e të cilit nuk jepet nga autoritetet e vendit fqinj kishte arritur që të kalonte doganën shqiptare në Kakavijë dhe po tentonte të kalonte edhe atë greke, por u zbulua.

Nga kontrolli rezultoi se ai e kishte fshehur pistoletën poshtë sediljes së shoferit. Pas arrestimit ai u është dorëzuar autoriteteve të Janinës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?