Kaloi dy shkallët e Vettingut, KLP emëron në SPAK Manjola Kajananën, prokuroria e posaçme me 13 anëtarë

13 Korrik 2020, 11:55| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 12:24

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e 63 të saj, ka emëruar si prokurore në Prokurorinë e Posaçme të Anti Korrupsionit Manjola Kajana. Ky vendim u mor në këtë mbledhje të mbajtur 'online' në praninë e të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe përfaqësueseve nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT si dhe vëzhguese tё tjerë tё akredituar. 

"Pasi ka verifikuar plotësimin e të gjitha kushteve dhe kritereve të parashikuar në ligjin 'Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar', në referencë të vendimit të tij, nr.137 datë 16.07.2019 'Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme', si dhe të Vendimit të KPA-së, datë 10 korrik 2020, për lënien në fuqi të vendimit nr.162 datë 19.06.2019 të KPK-së 'Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Manjola Kajana',"-thuhet në njoftimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Për të arritur deri në emërimin e KLP prokuroria Manjola Kajana kaloi dy shkallët e vetingut. KPA, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe KPK, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit. Me Manjola Kajana shkon në 13 numri i prokurorëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga 15 vende gjithsesj. Ditën e nesërme, e martë 14 korrik 2020, pritet të zhvillohet edhe ceremonia e betimit përpara presidentit Meta.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?