Kaloi kontrabandë mallra ushqimore, arrestohet qytetari, 'fundos' edhe 2 doganierë dhe 2 policë për shpërdorim detyre

21 Janar 2021, 12:28| Përditesimi: 21 Janar 2021, 12:30

  • Share

Pas zbulimit të një rasti të kalimit të mallrave ushqimore kontrabandë pa dokumentacionin shoqërues në aksin Goricë-Diellas në mjetin e një qytetarit N.N, SHÇBA ka nisur hetimet në pikën kufitare të Goricës.

Pas hetimeve u arrestuan 2 doganier dhe 2 policë për shpërdorim detyre që lejuan kalimin e mallrave ushqimore kontrabandë edhe pse e kishin parë atë, si dhe arrestimin e qytetarit që kaloi mallrat për akuzën ë kontrabandës.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin N.N.,  39 vjeç, drejtuesi i mjetit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë", pasi kishte kaluar mallrat pa dokumentacionin përkatës dhe punonjësit e policisë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, N/komisar P.B., 53 vjeç, përgjegjës Turni në PKK Goricë dhe inspektori R.D., 53 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Goricë.

Dy punonjësit e policisë në pikën kufitare u arrestuan pasi  në momentin kur mjeti me drejtues shtetasin N.N. është paraqitur në pikën kufitare, nuk kanë ushtruar detyrën funksionale në vendin e shërbimit, duke lejuar kalimin e mallrave kontrabandë. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se punonjësit e Policisë, edhe pse kanë patur pamje vizuale të mallit, kanë lejuar kalimin e tij pa dokumentacion.

Gjithashtu për shpërdorim detyre u arrestuan edhe dy doganierët V.T., 45 vjeç, Përgjegjës Turni në Doganën Goricë dhe K.Xh., 34 vjeç, Doganier në Doganën Goricë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?