Kaloi mallra kontrabandë në pikën kufitare në Muriqan, arrestohet 41-vjeçari

13 Tetor 2023, 13:05| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 13:38

  • Share

Një 41 vjeçar është vënë në pranga të policisë së Shkodrës pasi ka tentuar që të kalojë mallra kontrabandë nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit.

Policia njofton se në hyrje të pikës kufitare, kanë ndaluar për kontroll drejtuesin e furgonit G.C dhe në makinë i janë gjetur një shumëllojshmëri produktesh (cigare, kafe, detergjentë) pa deklaratë origjine ose faturë tatimore, produkte të cilat dyshohet se po tentohej të kontrabandoheshin në vendin tonë.

‘Në vijim të punës intensive të kryer në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje të vendit, kanë ndaluar për kontrolle në vijë të dytë, furgonin me drejtues shtetasin G. C.

Në këtë automjet është gjetur një shumëllojshmëri produktesh (cigare, kafe, detergjentë) pa deklaratë origjine ose faturë tatimore, produkte të cilat dyshohet se po tentohej të kontrabandoheshin në vendin tonë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi G. C., 41 vjeç, banues në Fier, si dhe në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan produktet.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 13/10/2023 13:21

    Turp me 3 kutia ilac rrobesh e quani kontrabande... degjenerim totaL PER POLICINE E SHTETIT maskarenj si cha 20 euro policeve edhe e kapen se u solo I pa skrupullt per 3 kuti ILAC...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?