Ura e shembur në Darzezë

Kronikë

Kaloi me kamion të tonazhit të rëndë dhe shembi urën në Darzezë, arrestohet shoferi në Fier

4 Qershor 2021, 09:05| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 09:15

  • Share

Shoferi i kamionit i cili mbeti i plagosur një ditë më parë, pasi me një kamion të tonazhit të rëndë shembi urën në Darzezë, është arrestuar nga policia.

Blutë e Fierit, njoftojnë se kanë arrestuar 52-vjeçarin me iniciale L.P, për veprën penale ‘Shkatërrimi i rrugëve’. 52-vjeçari banues në Roskovec, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkatërrimi i rrugëve" shtetasin L. P., 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën.’- njofton policia.

Ura e fshatit Darzezë u shemb një ditë më parë, ndërsa një mjet i tonazhit të rëndë që po kalonte ka rënë në lumë. Megjithëse ishte premtuar se do të ndërtohej një urë e re 6 muaj më parë, ende nuk ishin marrë masat.

Ura ishte e amortizuar prej kohësh dhe nuk ka arritur që ta mbante peshën e madhe prej 50 tonësh që kishte kamioni. Roja i firmës që do të ndërtojë urën, deklaron për mikrofonin e Report Tv se e kishte porositur shoferin e kamionit që të mos kalonte sepse ura nuk e mbante peshën që kishte, por ai nuk e kishte dëgjuar. Sipas tij ura mban vetëm 15 tonë peshë.

Fatmirësisht nga shembja e urës nuk ka persona të lënduar, por ajo ndërpret komunikimin e banorëve të fshatit me zonat e tjera përreth.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/06/2021 00:48

    52 vjec gomar qe tentoi te kalonte <<detin me kembe>>?! Une kujtova se ishte ndonje kerric 22-25 vjec,se ata jane te papergjegjshem,nejse mesimi u morr,nuk ka per t'a provuar me prape edhe sikur t'a lusin,ose urdherojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?