Kaloi procesin e vettingut, gjyqtarja Elsa Ulliri i shtohet trupës gjykuese të GJKKO

18 Tetor 2022, 19:02| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 19:05

  • Share

Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i është shtuar një tjetër gjyqtare. Pasi kaloi me sukses vetingun në muajin qershor të këtij viti, gjyqtarja Elsa Ulliri do të jetë pjesë e kësaj strukture e cila është ngritur vitet e fundit.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë. Me delegimin e Elsa Ullirit Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar bëhet me 9 gjyqtare, ndërsa në organike janë 16 të tillë.

Ndërkohë Elsa Ulliri është një gjyqtare me mjaft eksperiencë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka përfunduar shkollën e magjistraturës në vitin 2014-të, ndërsa stazhin profesional e ka kryer në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas në vitin 2015-të është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Për tre vite Elsa Ulliri ka mbajtur detyrën e zëvendëskryetares të kësaj gjykate, ndërsa ajo ka gjykuar çështje të rëndësishme gjatë ushtrimit të detyrës së saj në Lezhë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klotin: 01/09/2023 05:08

    Kjo kaloj me lek se e kane si familje tradite biznesin , sidomos biznesin qe vjen nga Roterdami, ate me miell buke, i shijshem sa me ska. He moj Elsa sa e pagove Etleden apo vetem ti me vellain e di. E moj Elsa ste ben Gjykata Posaçme te fshehesh ato qe je ne te vertetw se je e përlyer shume.

    Përgjigju
  • Klaudiagjykates: 24/01/2023 19:56

    Elsa ne Gjykatën e Posacme kunder Krimit dhe Korrupsionit eshte sikur te besh ate hajdutin roje te leket e xhiros ditore te madketit te lagjes. Me pak fjalë i kane varë ukkut mëlçitë në qafe. Kjo eshte nje hajdute e nje kalibri jo te zakonshmëm. Me pak fjalë Hasta la Vista reforma

    Përgjigju
  • Leni: 31/10/2022 20:25

    UAaa moj Elsa po si ti ne spak moj vajZe??? Po ti cfare nuk ke bere e nuk ben per ca para se i ke qejf sidomos kur te vine nga ca duar te kellirta ne Lezhe. Kujdes Elsa se ato qe te japin ty do te fusin ne burg nje dite megjithese je tashme ne SPAK. Mos harro se shume kush e di qe je nje hajdute e uritur per euro????

    Përgjigju
  • Kleo: 27/10/2022 13:14

    Kur hajduri therret kapeni hajdutin????

    Përgjigju
  • Danish: 26/10/2022 23:37

    Pupupu Elsa Ulliri ne SPak. Hapu dhe e merri cuditë e këtij vëndi me vete. Po aman te keqen si do gjykoj te korruptuarit super mega e korruptuara. Ketu ska turp e moral jojo. Kjo hajdute ne Spak. Kjo golaxhie e 1001 historive e intrigavave Lezhjane me seksere qe i cojnë thesin duke filluar nga Ardian Leka e me rradhë. Fundi i ketij vendi qe sdo behet kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?