Kaloi pushimet në Shqipëri, aktori turk i mahnitur me vendin tonë: U ndjeva si në shtëpinë time

4 Shtator, 14:19| Përditesimi: 4 Shtator, 14:25

  • Share

Aktori i njohur turk, Erkan Petekkaya zgjodhi që disa ditë të pushimeve të tij t’i kalonte në Shqipëri.

Erkan Petekkaya ka vizituar bregdetin e Vlorës si dhe Tiranën dhe mesa duket është mahnitur jo vetëm nga bukuritë e Rivierës shqiptare, por edhe nga mikëpritja e njerëzve.

Ai ka publikuar në video në Instagram nga kryeqyteti, ku shkuan se qyteti ishte i mrekullueshëm po aq sa edhe njerëzit. Ndër të tjera ai shkruan se gjatë pushimeve në Shqipëri është ndjerë si në shtëpinë e tij.

“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, shkruan aktori krah videos.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?