Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Kaloi Vettingun, ONM ankimon konfirmimin në detyrë të prokurorit Adnan Kosova

1 Shkurt 2019, 17:20| Përditesimi: 1 Shkurt 2019, 17:48

  • Share

TIRANË- Adnan Kosova, kaloi Vettingun më 20 dhejtor si prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon shkarkimin nga detyra. (SHIKO KËTU)

“ONM u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit,” - është ky njoftimi i Komisionerit Publik, i cili ka vendosur të bëjë ankim për këtë vendim të KPK-së.

Kosova u certifikua nga vetting për të tre komponentët: pasuri, profesion dhe integritet moral, ndërsa pritet që Komisioneri Publik të argumentojë ankimin duke treguar dhe gjetjen se përse duhet shkarkuar prokurori

Njoftimi i policisë:

Në datë 20.12.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Adnan Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Vendimi nr. 90, datë 20.12.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Adnan Kosova, iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 30.1.2019.

Sot, më datë 1.2.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?