Kaloi vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokuroren e Elbasanit, Zena Lila

23 Shkurt, 16:42| Përditesimi: 23 Shkurt, 16:50

  • Share

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 10 janar të këtij viti ku u konfirmua në detyrë prokurorja e Elbasanit Zena Lila.

Në argumentimin e bërë në ankimin ku kërkohet shkarkimi i Zena Lilës nga posti i prokurores, rezulton të ketë pasaktësi të deklaratave të saj lidhur me pasurinë që ka në zotërim si dhe mungesë të deklarimeve periodike vjetore.

"Komisioni, për sa më sipër, ka vendosur në dukje mospërputhshmërinë e deklarimeve të subjektit në seancë dhe në prapësime të paraqitura nga vetë ajo, në lidhje me evidentimin e shumës 1.600.000 lekë, të përfituara nga shitja e shtëpisë në Gramsh, pasi subjekti i rivlerësimit, në prapësimet e paraqitura me shkrim, ka theksuar se veprimet ndërmjet bashkëshortit të saj dhe blerësit, ***. ***., janë kryer në rrugë bankare, ndërsa në seancë përfaqësuesi i subjektit të rivlerësimit pretendoi se shuma 1.400.000 lekë ka qenë gjendje në llogarinë e shtetasit ***. ***.., ku është tërhequr cash dhe i është paguar cash shtetasit ***.***., së bashku me 200.000 lekë, që i kishte jashtë sistemit bankar”- thuhet në njoftim.

Vendimi i KPK në 10 janar për konfirmimin në detyrë të prokurores së Elbasanit, u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin.

Ndërsa gjatë seancës dëgjimore më 13 dhjetor 2023, Komisioni konstatoi pamundësi për blerjen e një apartamenti dhe krijimin e një depozite në bono thesari. Lila nuk ishte e pranishme në seancën dëgjimore dhe në atë të shpalljes së vendimit. Ajo u përfaqësua nga avokati Fatmir Lushi, i cili i kundërshtoi gjetjet e KPK dhe kërkoi konfirmimin e Lilës në detyrë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?