23 gjyqtarë të rinj janë futur në sistemin e drejtësië pasi kanë përfunduar shkollën e magjistraturës. 23 gjyqtarët e rinj janë ndihmë për sistemin, i cili prej kohesh është në vështirësi megjithatë ata nuk janë ende mjaftueshëm.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, e pyetu për miratimin e Hartës së Re Gjyqësore tha se do të ngarkohet ministria e Drejtësisë, KLGJ dhe prokuroria si autoritetet për zbatimin e hartës së re gjyqësore, ku dhe është parashikuar 6 muaj kohë që këto institucione të hartojnë një plan masash për zbatimin e hartës së re.
‘Ju e dini mirë që harta e re gjyqësore është miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave. Do ngarkohet, Ministria e Drejtësisë, KLGj, dhe prokuroria si autoriteti që do të merret me zbatimin e hartës së re gjyqësore dhe është parashikuar 6 muaj kohë për të lejuar këto të 3 institucione që të hartojnë dhe të marrin një plan masash për zbatimin e hartës e re gjyqësore. Është parashikuar që të fillohet me Gjykatën e Apelit, pastaj me gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në fund me gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit Administrativ. Në situatën që ne jemi sot në nivelin e Apelit, për shkak të situatës së vettingut kemi 26 gjyqtarë. Kemi kërkuar që në 3 vjeçarin e ardhshëm të ndërtohet një Apel i ri. Do jetë një ndërtesë e re që të krijojë kushte për të pasur komoditetin. Implementimi i hartës të mos dështojë, por të jetë një sukses, dhe të na rrisë eficensën për të cilën ne e morëm këtë lloj ndërmarrje.’- tha Llagami.