Enton Dhimitri

Kalon vetingun anëtari i KED, konfirmohet në detyrë Enton Dhimitri

22 Nëntor 2018, 09:29| Përditesimi: 22 Nëntor 2018, 09:31

  • Share

Denoncimet e qytetarëve zbuluan kontaktin e papërshtatshëm me kunatin e dënuar me 20 vite burg për trafik roge në Greqi, por komisioni i pavarur i kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin Enton Dhimitri.

Dhimitri është gjyqtar në Apelin e Gjirokastrës ndërsa është edhe në listën e garuesve për KED, këshillin e emërimeve në drejtësisë.

Vetë Dhimtri mohoi të kishte kontakte dhe marrëdhënie me kunatin ndërsa nga ana e pasurisë dhe ajo profesionale ai rezulton korrekt.

Komento

Komente

  • drejtesia qe duam: 23/11/2018 15:50

    Ky eshte nje nga lajmetme te mira per drejtesin shqiptare , perfundimisht ne kete vend mund te fillojme te shpresojme se gjerat do ndryshojne per mir dhe drejtesia do shkoj tek ai qe e meriton . Posht gjyqtaret e korruptuar .

    Përgjigju
  • Albi: 22/11/2018 17:08

    Kush e njeh nga afer, dhe ka patur ceshtje me kete gjyqtar... e kupton mire qe ky vendim ka qene me i drejti.

    Përgjigju
  • Ilda: 22/11/2018 16:32

    Ky eshte vendimi me I drejte qe ka marre deri me sot KPK. Kush e njeh nga afer kete gjyqtar,do te kerkonte jo me konfirmimin e tij ne detyre nga KPK, por edhe promovimin e tij nga organet e tjera me te larta, sepse e meriton qe te jete ne institucionet me te larta te drejtesise ne vend, si nje person shume I afte profesionalisht dhe shume I larte moralisht. Nese mendohet se jane te pakte ata gjyqtare qe duhet ta kalojne Vettingun, ky duhet te ishte patjeter pjese e asaj pakice

    Përgjigju
    • Barazi para të ligut: 22/11/2018 18:26

      Po mi ilda se se njeh njeri se eshte ne periferi po te ishte ne tirane 2 ceshtje me politikan brenda dhe cdo lloj vendimi te koshte dhene e hengri se ben armik opoziten e soyme ose poziten e neserme tung respekte uroj te jete sic thua ti

  • 123: 22/11/2018 14:52

    Mos ja fusni kot. Kunatit te tij, po ta njihni., te gjithe ju qe flisni do ti jepnit motren per grua, thone shkodranet.Eshte djale model dhe i mireshkolluar. Eshte baba i 3 femijeve. Ai eshte viktime e nje situate qe mund ti ndollte kujdo prej nesh. Ai thjesht u ndoll ne vendin e gabuar. Ishte pasagjer dhe si cdo shqiptar ne greqi digjet edhe i njomi me te thatin bashke. Ne dijenine time ai nuk ka vendim te formes se prere dhe eshte akoma ne gjykim ne nje shkalle me larte ne gjykatat greke. Nuk mund te beni krahasime sepse nuk eshte e drjte. Nuk eshte e drejte edhe per ata 3 femijet e tij kur degjojne etiketime te tilla. Faleminderit kush me kupton.

    Përgjigju
    • Barazi para të ligut: 22/11/2018 18:23

      Po vllai po shume djale i mire ky i denuari por per analogji shiko te lutem tom ndrecen se sot e shkarkoi KPA se ka kontakt te papershtashem kunatin vetem te arrestuar jo denuar pastaj flasim per drejtesi...

  • Juristi: 22/11/2018 13:23

    Gjyqtari Enton Dhimitri eshte nje gjyqtaret me korrekt dhe te ndershem ne sistemin e drejtesise.

    Përgjigju
  • Barazi para të ligut: 22/11/2018 10:03

    Hahahaha ky e ka kunatin te denuar 20 vjet per trafik droge dhe konfirmohet ndersa ai i gjykates se larte e kishte te arrestuar per 4 gram dhe te padenuar dhe eshte i papershtatshem...bravo KPK jeni zbatuesit me te ndershem te ligjit dhe maliqit

    Përgjigju
    • Barazi para të ligut: 22/11/2018 13:33

      I nderuar reg une jam dakort me ty qe smban pergjegjesi per kunatin po kur KPK vendos standart qe do mbash pergjegjesi edhe per arrestim jo denim si ky atehere nuk mundesh qe te tjetri te thuash se nuk mban pergjegjesi se eshte turp i njejti institucion i njejti gjyqtar qendrime te ndryshme prandaj thashe nje here ligji nje here maliqi...

    • Reg: 22/11/2018 12:35

      Pse flet kot zoteri cfare pergjegjesie ka personi ne fjale se kunati eshte marr me paligjeshmeri se cili person mban pergjegjesi individuale

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?