Kronikë

Kalon vetting-un për 2021 gjyqtarja e Fierit, Arta Duka! Ka aplikuar për t'u emëruar në Apel

6 Janar 2021, 09:49| Përditesimi: 6 Janar 2021, 09:59

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Fierit, Arta Duka, e cila ka rezultuar e pastër në të 3 kolonat e vlerësimit, atë të pasurisë, profesionit dhe integritetit. Kjo është gjyqtarja e parë që është konfirmuar në detyrë për 2021.

Ajo u vlerësua nga trupa gjykuese e përbërë nga kryesuesja Brunilda Bekteshi, relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komicin.

Gjyqtarja e Gjykatës së Fierit, Arta Duka, e cila punon aktualisht si e komanduar në Gjykatën e Apelit të Korçës mori vlerësime pozitive për të tre kriteret e rivlerësimit në seancën dëgjimore të zhvilluar të martën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Arta Duka ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2011, Duka është transferuar në gjykatën e Fierit, ku e ka kryer këtë funksion për afro një dekadë. Së fundmi, ajo ka aplikuar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’u emëruar si gjyqtare e Apelit, ndërsa punon aktualisht si e komanduar pranë Apelit Korçë.

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?