SPAK e SHBA godasin grupin kriminal që kalonin qytetarë me dokumente false nga Hani i Hotit për në Amerikë e Kanada! Në burg organizatori, 4 arrest shtëpie, mes tyre 2 policë

23 Korrik, 16:25| Përditesimi: 23 Korrik, 17:39

  • Share

Një grup që ndihmon qytetarë shqiptarë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme është goditur pas hetimeve të nisura në vitin 2023. Pjesë e grupit ishin edhe dy policë të pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, të cilët i kalonin shqiptarët me dokumente false dhe pa i regjistruar në TIMS. GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për organizatorin Luc Melaj, 57 vjeç, dhe masën arrest shtëpie Tonin Melaj, 55 vjeç, dhe Bashkim Cokaj, 58 vjeç, me detyra ndihmësspecialist, kontrollor i vijës së dytë në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit.

Po ashtu, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest shtëpie për dy persona të tjetë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, Emanuel Melaj, 24 vjeç dhe Gezin Camaj, 49 vjeç. Ndaj të dyve rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërkohë, ndaj dy policëve rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa organizatori akuzohet për 4 vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Masat e lëshuara nga GJKKO janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit, ndërsa grupi kriminal është goditur pas hetimeve të SPAK dhe me partnerët amerikanë. Shqiptarët që kalonin me dokumente false dhe pa u regjistruar në sistemin TIMS kishin destinacione Kanadanë dhe Amerikën.

Pas kontrolleve në banesat e tyre, policia sekuestroi 8125 euro, 625 000 lekë, 3060 dollarë amerikanë, 240 dollarë kanadezë, si dhe 17 celularë, 3 automjete, 1 USB, 21 fishekë, blloqe shënimesh, regjistra hyrje-daljesh, bileta udhëtimi, mandate pagesash dhe mandate bankash.

Masat e sigurisë
Arrest me burg 
Luc Melaj, 57 vjeç
Arrest shtëpie
Emanuel Melaj, 24 vjeç
Gezin Camaj, 49 vjeç
Tonin Melaj, 55 vjeç
Bashkim Cokaj, 58 vjeç

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jeta: 23/07/2024 18:41

    Gërmoni gërmoni! se gjeni shum më tepër policë të inkriminuar,që janë bo me vila me një rrogë 55000 lekave të policit! Është Murriqani njësoja si këto të Hanit-Hotit,që gjdo kalim e ka koston 50€ kalimi,pa përmendur krimet të tjera që bojnë me emigrantët që vijnë për pushime.

    Përgjigju
  • Dushku: 23/07/2024 18:31

    Po $hef Tani prap i paperlyer?

    Përgjigju
  • geri: 23/07/2024 17:07

    Po pse pune per spak eshte kjo?!!!! Kjo edhe per prok Shkoder eshte pune e vogel! Paska prishur boten keta te arrestuarit! Po thuaj kur je republike bananesh banane do shesesh! Ketu presim te na lirojne nga politka e shitur dhe e korruptuar keta nxjerrin dy te mjere si arritje e madhe!

    Përgjigju
    • Lorik: 24/07/2024 03:47

      Mos e harroni Lulash gurraj me gruan e tij Lula gurraj me familjen e saj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?