Një histori dashurie, e sfiduar nga peripecitë e shumta por që në fund triumfon është fabula e shfaqjes “Kalorësi hero”, që do të vijë premierë në Teatrin e Kukullave në Tiranë këtë fundjavë.
"Është një spektakël që flet për triumfin e dashurisë dhe ndjenjat e vlerës së miqësisë dhe kurajos. Teatri është një moment poezie dhe momentet e poezisë në botën tonë kaq të komplikuar nuk janë të shumta ndaj ju ftoj ta ndiqni”., -thotë regjisori Paolo Comentale.
Ai shpjegon se pjesa vjen për publikun e vogël por mesazhet janë kaq universale, sa që mund të ndiqet nga të gjithë grupmoshat.
“Ky spektakël tregon aventurat e një kalorësi dhe historinë e tij të jashtëzakonshme të dashurisë për të bukurën Arsinda. Është një histori për publikun e çdo moshe: fëmijë, të rritur, të rinj, të pasur dhe të varfër.", - vijon Comentale.
Kukullat për realizimin e kësaj shfaqjeje janë sjellë enkas nga Italia dhe pas përfundimit të saj do të bëhen pjesë e repertorit të teatrit tonë. Krahas punës me shfaqjen, Comentale ka mbajtur edhe një ëorkshop me aktorë, skenografë dhe regjisorë të rinj mbi teknikat e prodhimit të kukullave dhe përdorimin e tyre skenik.
Komente
