Kronikë

Kaluan qytetarë pa dokumente drejt BE-së, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 8 policët e Rinasit dhe pronarin e agjencisë “Bus Albania" (EMRAT)

1 Shkurt, 10:34| Përditesimi: 1 Shkurt, 15:38

  • Share

TIRANE-  Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq 8 policët e kontrollit kufitar në Rinas për akuzën e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës dhe pronarin e agjencisë së udhëtimit, “Bus Albania”  Eneo Sulejmanaj, për korrupsion aktiv, pasi lejuan kalimin e paligjshëm të dhjetra personave të cilëve për arsye të ndryshme nuk mund të udhëtonin. Mes tyre janë kaluar 10 shtetas të mitur, të papajisur me prokurë nga prindërit.

Në gjyq shkojnë edhe 8 punonjës të policisë së kontrollit kufitar në Rinas: Briken Tereziu, Sokol Xhika, Ermal Mesi, Aris Drini, Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj dhe Argil Hasa.

E gjithë skema korruptive u zbulua pas arrestimit të Sulejmanajt më 23 mars 2024 me 1 kg kokainë në Rrugën e Kavajës, operacion në të cilin u plagos me armë nga policia, për vetëmbrojtje, pasi gjatë arrestimit tentoi t’i shtyp me makinë, në tentativë për t’u larguar.

Nga kqyrja e aparatit telefonik të këtij shtetasi, u gjetën biseda me punonjës të policisë për verifikimet në sistemin TIMS në Rinas,informoi sot prokuroria e Tiranës.

Pas zbërthimit të celularit të tij, përveç atyre për shitje të kokainës, u gjetën biseda me punonjës të policisë për verifikimet në sistemin TIMS në Rinas. Nga hetimet AMP dhe prokurorisë, rezultoi se Sulejamanaj kishte në pronësi një agjenci udhëtimi, “Bus Albania”, me veprimtari edhe për për shitje biletash. Për të maksimalizuar fitimet e kompanisë së tij, Sulejamanj rekrutonte dhe siguronte pasagjerë për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, duke marrë përsipër kundrejt pagesave monetare, ekstra vlerës së biletës së udhëtimit, edhe kalimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë të personave të cilëve për arsye të ndryshme nuk mund të udhëtonin. 

Ai krijoi marrëdhënie me policin të kontrollit kufitar në Rinas, Briken Tereziu, të cilit kundrejt pagesës, i kërkonte kalimin e tyre të paligjshëm. Tereziu e udhëzonte Sulejmanajn se tek cila kabinë duhej të paraqiteshin pasagjerët, vlerën monetare në këmbim, si dhe mënyrën e dorëzimit të tyre, duke marrë përsipër edhe vendosjen e vulave fiktive në dokumentet e udhëtimit, me qëllim shmangien e kthimeve. Në rastet që ai nuk ishte me shërbim, këto pasagjerë ia kalonte për përpunim kolegëve të tij. Në varësi të rasteve përcaktohej edhe vlera, në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat varionin nga 50-500 euro.

Nga hetimet e Prokurorisë Tiranë, rezultoi se shtetasi Eneo Sulejamanaj, ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi  “Bus Albania” me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”. Me qëllim rritjen e përfitimeve të kompanisë së tij, ky shtetas rekrutonte dhe siguronte pasagjerë për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, duke marrë përsipër kundrejt pagesave monetare, ekstra vlerës së biletës së udhëtimit, edhe kalimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë të personave të cilëve për arsye të ndryshme nuk mund të udhëtonin.

Për këtë qëllim ai krijoi marëdhënie me punonjësin e policisë të kontrollit kufitar, shtetasin Briken Tereziu të cilit kundrejt premtimit të shpërblimit në vlera monetare, i kërkonte kalimin e tyre. Ky punonjës pas kërkesave dhe porosive të ndryshme që merrte e udhëzonte shtetasinEneo Sulejamanaj, se tek cila kabinë duhet paraqiteshin pasagjerët, vlerën monetare në këmbim, si dhe mënyrën e dorëzimit të tyre, duke marrë përsipër edhe vendosjen e vulave fiktive në dokumentat e tyre të udhëtimit, me qëllim shmangien e prapësimeve nga vendi që kishin si destinacion.

Për rastet kur ai nuk ishte në shërbim, këto pasagjerë ia kalonte për përpunim kolegëve të tij, me detyrë po punonjës të policisë kufitare. Në lidhje me rastet të cilat kishin problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktoheshin edhe vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit dhe vlerat varionin nga 50-500 euro.

Nga hetimet, rezultoi se punonjësi i policisë, shtetasi Briken Tereziu, për periudhën Prill 2023 – Mars 2024, lejoi daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë për 55 shtetas në shkelje të ligjit me ditë qëndrimi në konsumuara në zonën shengen dhe 10 shtetas të mitur, të papajisur me prokurë nga prindërit. Në të njëjtën mënyrë vepruan edhe inspektorët e tjerë të akuzuar, shtetasit Sokol Xhika,Ermal Mesi,Aris Drini, Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj, dhe Argis Hasa, të cilët për të njëjtën periudhë kanë lejuar kalimin e shtetasve të ndryshëm me ditë qëndrimi në konsumuara në zonën shengen apo që ishin deportuar nga vendet e BE si dhe të mitur pa prokurën e prindërve.

Në përfundim të hetimeve rezultoi i provuar gjithë mekanizmi i kësaj veprimtarie të kundraligjshme dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë dërgoi në gjyq 9 të pandehurit.

Procedimi penal nr.1196 të vitit 2024.

Të pandehurit në gjyq
Eneo Sulejamanaj, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244/1 i K.Penal;
Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259/1 dhe 248 të K.Penal;
Sokol Xhika, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Aris Drini, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Enkis Aliaj me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Argis Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

(Kliko këtë për të lexuar dokumentin e plotë) 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?