Kaluan natën me një vajzë në Islandë, Anglia përjashton 2 futbollistët që thyen rregullat e COVID-it

7 Shtator 2020, 16:36| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 16:39

  • Share

Phil Foden dhe Mason Greenwood janë përjashtuar nga kombëtarja e Anglisë dhe rrezikojnë të dënohen pasi të shtunën në mbrëmje thyen rregullat e COVID-19. Dy futbollistët shfaqeshin në një video në ‘snapchat’, duke kaluar natën me një vajzë të panjohur.

Përjashtimin e dy futbollistëve e ka konfirmuar edhe trajneri Southgate, i cili mbi të tjera u dha minuta atyre në fitoren 0-1 kundër Islandës pak ditë më parë. Për Foden dhe Grenëood ishte edhe ndeshja debutuese me kombëtaren e ‘Tre luanëve’.

“Fatkeqësisht sot në mëngjes më tërhoqi vëmendjen lajmi se dy çuna kanë thyer rregullat e koronavirusit. Në kemi vendosur që ata të mos kenë kontakte me pjesën tjetër të skuadrës,”- u shpreh Southgate.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?