Kaluan në fazën me eliminim direkt në Botërorin e minifutbollit, trajneri i Kombëtares për Report TV: Ukraina s'do e ketë të lehtë, i surprizuar nga mikpritja e shqiptarëve

8 Qershor 2023, 12:59| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 14:07

  • Share

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit për meshkuj ka shkruar historinë, duke kaluar në fazën me eliminim direkt në Botërorin që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë. Barazimi 0-0 kundër Kolumbisë bëri që djemtë e Irtan Sejkos të kalonin më tej, aty ku i pret Ukraina sot më 8 qershor në orën 20:35.

Trajneri i kuqezinjve, Irtan Sejko për emisionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv, tha nga Gjermania se diçka e tillë ka ardhur pas një pune të madhe.

"Lojtarët janë mbledhur pas aktiviteteve amatore nga FSHF-ja. Aty janë gjetur lojtarët më të mirë. Ishim me shumë fat, por kishim grupin më të fortë. Dolëm në vendin e tretë dhe falë golavarazhit dolëm të kualifkikohemi. Vuajmë nga sindroma e ekipeve tona Kombëtare, pësojmë gola në fund dhe kjo vjen nga mungesa e eksperiencës", tha trajneri.

Më pas Sejko shprehet se shqiptarët në Essen kanë surprizuar ekipin, me një mikpritje të madhe, duke qenë shtysë për futbollistët.

"Mbështetje e madhe nga tifozët? Po, nuk e kemi pritur këtë mikpritje edhe jashtë vendit. Kjo është diçka e mirë dhe kemi "emigruar" edhe mikrpritjen. Djemve i ka dhënë më shumë entuziazëm", vijoi Sejko.

Trajneri foli edhe për kundërshtarin e sotëm, duke thënë se Ukraina është një ekip i fortë.

"Sot ndeshja me Ukrainën? Sfida do jetë e fortë. Ukraina ka bërë lojë dominuese. Besoj dhe shpresoj mos e bëjë me ne. Ka fituar 5-0 dhe 3-0 disa ndeshje. Duam të kemi lojën në kontroll. Ndeshja do jetë e vështirë", tha trajneri.

I pyetur për objektivat, Sejko veç kësaj arritje tha se kërkohet një masivizim i minifutbollit.

"Pjesëmarrja në Botëror është maksimumi. Duam të bëjmë që minifutbolli amator të maksimizohet. Para disa vitesh ishin 4-5 ekipe, sot kemi mbi 200. Duam që fëmijët të largohen nga rruga dhe nga veset", tha trajneri Irtan Sejko.

Në këtë event, Shqipëria e nisi keq aventurën duke humbur 1-0 me Portugalinë pas golit të Nogueira, teksa barazoi 1-1 me Moldavinë. Kundër moldavëve, golin për tanët e shënoi Reçi. Edhe pse me vetëm një gol të shënuar dhe dy të pësuar në tre ndeshje, tanët do kërkojnë sukesin sot kundër Ukrainës.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?