Kronikë
Top 24

Kakavijë/ 400 € për të kaluar Redbull e qumësht pa doganë, në pranga kontrabandistët e doganieri

15 Qershor 2019, 09:21| Përditesimi: 15 Qershor 2019, 16:46

  • Share

Gjatë një kontrolli të ushtruar në një mjet pranë pikës kufitare të Kakavijës, policia ka sekuestruar një sasi të madhe Redbull dhe qumësht për të cilat nuk ishin paguar detyrimet doganore.

Lidhur me këtë ngjajre janë vënë në pranga poseduesit e kësaj ngarkese Maksi Babi dhe Xhino Melonashi, ndërkohë është arrestuar edhe doganieri M. M ndërsa në kërkim është shpallur kolegu i tij, Ardit Cani.

Mësohet se dy doganierët kanë marrë 400 euro pasi kanë lejuar kalimin e mjetit duke shmangur detyrimet doganore për mallrat, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti me rreth 190 koli me pije energjike dhe 5 koli me qumësht.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.YoungTribune.com: 15/06/2019 11:46

    Doganieret te emeruar nga LSI-ja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?