Kalvari i vrasjeve në Lushnje/ Artan Hoxha në Repolitix: Grupi kriminal nuk po fshihet, do të ketë vrasje të tjera

1 Tetor 2019, 21:41| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 22:32

  • Share

Lushnja është tronditur ditën e sotme pas një atentati mafioz ku mbeti i vrarë Besmir Hida 40 vjeç baba i dy fëmijëve, teksa ishte duke pirë kafe i vetëm mëngjesin e sotëm në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" në qytetin e Lushnjes. Besmir Hida, tregtar makinash, është daja i Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht në 11 tetor të vitit 2017 në Lushnje, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Gazetari i Report Artan Hoxha Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja që tronditi Lushnjen mëngjesin e sotëm, ku humbi jetën Besmir Hida.

"Besnik Hida i vetmi faj është se është daja i Zamir Latifit.. Pas masakrës së 2017 kanë ikur disa, 13, familje për azil. Janë familjarë dhe nuk janë pjesë e bandës së Lushnjes. Ka qenë afër komisariatit. At kujdesen që ta marri vesh e gjithë Lushnja se kush po vret. Viktima e sotme ka ardhur mbi 10 herë tek Report Tv. Kërkonte zbardhjen e vrasjes së nipit të tij. Këtij njeriu iu kërkua që të largohej, edhe pse shet pjesë këmbimi të përdorura. Nuk ka patur as precedentë penal as asgjë. Ai ka bërë të ditur policisë së Lushnjes se e ka bërë filani dhe filani. Autorët nuk është bërë e mundur të kapen. Ata nuk largohen nga fshati, kanë siguri të madhe dhe janë të paprekshëm. Viktima nuk kishte rrezik për ta. Ata nuk kujdesen fare ta thonë se kush janë. Ata thonë se ne jemi ktu dhe nuk na bën fare...Rama të veshi kamoflazhin dhe të dali të gjej. Seriali nuk do të ndalet me kaq. Nuk ka për të mbaruar. Ka familjarë sa s'kanë mundësi ku të ikin. Shteti e di se kush i bën vrasjet." ka thënë ndër të tjera Hoxha. 

Ora 23:36
VIDEO-Ekskluzive/ Momenti kur Çapjat qëllojnë mbi makinën e policisë në Elbasan dhe si u arrestuan

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me armë që familja e Çapjave në Elbasan i bënë Policisë Operacionale më 8 qershor të vitit 2016.  Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në studion e Repolitx, ka siguruar ekskluzivisht momentin kur nga një automjet G Class i blinduar kanë dalë dy persona dhe kanë qëlluar me armë ndaj policisë operacionale që lëvizte me një mjet tip 'Mazda'. Hoxha ka deklaruar se Prokuroria e Gjykata nuk kanë kryer siç duhet detyrën pasi kanë dënuar minimalisht autorin që ka qëlluar ndaj policisë operacionale.

Sipas prokurorisë dhe pse efektivët e policisë kanë qenë me jelek me mbishkrimin policia dhe janë prezantuar, ata sërish janë qëlluar disa herë me pistoletë nga Ardian Çapja. Në lidhje me këtë ngjarje në atë kohë u arrestuan me burg për Florenc Çapjen, Ardian Çapjen dhe Bledar Muçën.

Gjithçka në këtë ngjarje ka  nisur pasditen e 8 Qershorit 2016 në rrugën ‘Emin Matraxhiu’ pranë hotel Univers në pronësi të Çapjave ku ata i janë afruar automjetit të forcave operacionale dhe i kanë bërë shenjë të hap krahun.

Sapo ka ulur pak shpejtësinë mjeti i policisë ka qenë Ardian Çapja që ka qëlluar disa herë me pistoletë drejt tyre dhe këto qitje kanë qenë tejshpuese por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima në radhët e policisë.

Dhe pse efektivët janë prezantuar thotë prokuroria zjarri nga automjeti 'G'  të blinduar me targë AA 007 MZ s’ka ndalur dhe në këtë moment policët janë kundërpërgjigjur me armën automatik të shërbimit.

Në makinë tip Mazda me targa ' AA 411 AU' të  operacionales ishin dy efektivët e forcave operacionale M.P dhe L.B të cilët dhe po mbanin në vëzhgim familjen Çapja për shkak të ngjarjeve të ndodhura në Elbasan.

Pas ndërhyrjes së forcave të ndërhyrjes së shpejtë policia sekuestroi një arsenal armësh në pronën dhe oborrin e banesave të Çapjave, ndërsa para hetuesve ata i kanë mohuar akuzat e kundërshtimit me armë të punonjësve të policisë.



Ndërkohë nga hetimet e bëra ka rezultuar që bashkë me Bledar Muçën në automjet ka qenë Erion Millo i cili është vrarë dhe si dhe një person tjetër i paidentifikuar dhe që thuhet se ishte një person i thinjur.

"Elbasani është një pikë kyçe, afër me Durrës, Tiranën, Greqinë. Mjeti i blinduar në konfliktin e policisë. Mjeti G class i grupi kriminal ndiqte policinë. Kjo është para se ti bllokojnë policët. Dhe  Më pas del nga G classi një person me armë dhe qëllon ndaj policinë të operacionale. Më pas del edhe një tjetër. Bledar Muca ikën. Por del një tjetër që i qëllon me breshëri. Benzi është i blinduar dhe personat në fjalë janë të përgatitura. Pas kësaj Benzi kthehet prapë për të marrë Bledar Muçën.

Më pas në videon e dytë policia bllokon Benzin. Pretendohet se ka qene Florian Capja, e Florenc Capja, por sipas hetimeve është Erion Millo, i cili është vrarë më pas. Fillimisht hetimin e morën Krimet e Rënda. Në tetor u vra Erion Millo i cili u fut nga prokurorët në atë makinë sepse nuk ishte. Ata kanë identifikuar Florenc Capjan. Krimet e Renda transferuan ne Elbasan. Ne vendimin e Gjykatës thuhet se kanë qenë tre persona. I treti një person që nuk e dinë se kush është. Personi që ka gjuajtur në policinë, del në tejkalim të vetëmbrojtjes se kujtonte se ishin atentator. Në vendimin e dhënë nga gjykata. Ai që goditi policinë u dënua me dy vjet. Në fakt policia po i mbante në vëzhgim këtë grup mos i bëhej atentat nga ndonjë grup tjetër. Fati i ka ndihmuar që nuk u lanë viktima ata policë. Por edhe gjyqtarët , prokurorët kanë vijuar me manipulim. Ka ndodhur edhe në Maminas raste të tilla, edhe në Durrës po kështu,. Për të mos shkuar kurrë tek destinacioni final."
ka deklaruar ndër të tjera gazetari i Report Tv.

Po ashtu gazetari, Artan Hoxha ka siguruar edhe momentin kur makina G e blinduar, rrethohet nga policia. Pas hapjes zjarr ndaj policisë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar FNSH të cilët kishin marrë njoftimin për situatën. Ata kanë gjetur mjetin tip G ku në vendin e shoferit kanë gjetur Ardian Capjan. Në vendin e ngjarjes  u gjetën 46 gëzhoja që fatmirësisht nuk lanë asnjë viktimë.Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë pre e tyre..

VIDEO/ Momenti kur Çapjat u arrestuan nga FNSH
Ora 22:20
Kokaina nga Ekuadori në Durrës, gazetari Elton Qyno në Repolitix: Në Shqipëri erdhi vetëm oriz

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno ka thënë se në portin e Durrësit gjatë aksionit për goditjen e grupit të trafikantëve shqiptarë të kokainës nga Ekuadori, ka ardhur vetëm oriz. Sipas Gazetari në portin e Pireus ka patur një spiun i cili ka informuar grupin.

Nga ngarkesa që u kap në Greqi, drejt Shqipërisë do të vinin 137 kg kokainë, por DEA e ka zëvendësuar me oriz dhe në Shqipëri nuk ka ardhur kokainë.

"Operacioni është dekonspiruar, që në portin e Pireut. Grupi Kriminal operon me grupe njerëzish me vëzhgues. Sigurisht që ka patur vëzhgues. Kapja dhe ndërrimi i kokainës me oriz. Në Durrës ka ardhur vetëm oriz, siç e tha Tani. Gentiani i ka thënë Begas se edhe ne ambalazh nuk i dukej e njëjtë dhe i dukej e butë. Trafikantët kanë edhe celularë satelitor nga dy mijë euro" ka thënë Elton Qyno.

Ora 22:05
Kokaina 'KF Elbasani' e kapur në Brazil, Artan Hoxha: Ka lidhje me ngarkesën që u kap në Greqi

Në studion e Repolitix, është diskutuar edhe për sasinë e 617 kg kokainë të kapur më 2 shtator në Brazil dhe që mbi pako ishin vendosur logot e klubit të klubit të futbollit të Elbasanit. 'KF Elbasani'.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka thënë se fakti që është e shënjuar do të thotë se ku do të shkojë ndërsa ka thënë se me shumë  mundësi droga është futur nga Ekuadori në Brazil. Sipas Hoxhës logoja nuk është vënë kot, pasi shoferit i kishin premtuar para për të trafikuar këtë. Më pas Hoxha ka thënë se të dy ngarkesat e kapura në Brazil dhe në Greqi, janë të lidhura me porositësit shqiptarë.

"Nga 2 shtatori lajmi është bërë sot. Ceshtja ka qenë nën hetim. Mbas kësaj në Brazil është kapur ajo 500 kg në Pire. Ku 380 kg janë në Pire ndërsa 137 në Shqipëri. DEA ndërhyri. Korrupsionin se mendojnë fare se kanë lek. DEA na njoftoi se po vjen në Shqipëri që në gusht. Kontenjeri ka ndenjur nga e Premtja në të Mërkurën, një javë mbrapa. Si ka mundësi që janë zhdukur njerzit. Kjo dëshmon pse DEA nuk ka patur besim dhe kishin futur oriz me GPS. Kokaina ka qenë jashtë kontenierit.  Sasia është kapur dhe është hequr në Greqi, ne na ka sjellë oriz. Avokati mund të thotë se ishte oriz. Njeriu që mund të lidhte ngarkesën dhe porositësin nuk është kapur. Jo që lidhet me atë të Brazilit.... Edhe Laboratori që u kap në Elbasan. Një i arrestuar pjesë e Capajve,  Ervis Bardhi, mos gaboj që u kap ka lidhje me Ilir Malindin më Para. Gjurmët të cojnë në Elbasan dhe në Fier." ka thënë Hoxha.

Ora 21:57
Si u ekzekutua babi i dy fëmijëve në Lushnje, gazetari: Trutë e viktimës u gjetën në pallatin tjetër

Gazetari i Shqiptarja.com,  Elton Qyno, ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja që tronditi Lushnjen mëngjesin e sotëm, ku humbi jetën Besmir Hida.

Sipas Qynos viktima është qëlluar nga larg dhe autorët nuk kanë dalë nga makina.

"Familja Bakiu, Haullaj Dhe Haxhiu. Janë bërë tre familje bashkë kundër  një grupi kriminal. Ata lëvizin mes Tiranës, Fierit, Durrësit. Është qëlluar nga poshtë lartë. Nga makina, pa dalë nga makina. Autorët për frikë të kamerave vetëm kanë ulur xhamin e makinës. Një kamer mund të sjellë identifikimin e personit. Kanë qenë më shumë se 5 persona, duhet burime njerzore. Ai është survejuar." ka thënë Qyno.

Por ndryshe, mendon gazetari Ferdinand Dervishi i cili ka thënë se autorët janë ngjitur deri lartë mbi taracë dhe më pas kanë ekzekutuar, Hidën.

"Truri i tij është në pallatin tjetër. Në makinë janë gjetur dy kallashnikovë dhe një pistoletë makarov. Por fakti që truri është gjetur larg do të thotë se ai është qëlluar nga afër dhe personat kanë hipur. " ka thënë Dervishi.

Njëtjtë si Dervishi mendon edhe gazetari Artan Hoxha i cili ka thënë, se autorët kanë shkuar deri lart dhe është një formë mesazhi për të tmerruar. 

"Edhe polci ishte tmerruar. Mënyra se si e kanë vrarë, paralajmërimi, se kemi tre vjet që themi. Po nuk ndërhyri shteti viktima do ketë" ka thënë Hoxha ndër të tjera. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cjcjxjx: 01/10/2019 22:19

    Shume titull profesional. Tregon respekt per nje person te vdekur. Shume informative. Urime per profesionalitetin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?