Politikë

‘Kam denoncuar kancerin e politikës Ilir Meta’/ Valteri për ‘Repolitix’: PS nuk është si opozita që u fsheh në listën e mbyllur si ‘struci’

18 Mars, 21:30| Përditesimi: 18 Mars, 22:59

  • Share

Zhvillimet e fundit pas prezantimit të listës së kandidatëve ishin dhe pjesë e opinioneve të të ftuarve në emisionin RePolitix në Report Tv.

Halit Valteri një prej kandidatëve në listën e hapur të Qarkut të Tiranës ka dhënë disa arsye përse qytetarët e Tiranës sipas tij do duhet të votojnë në 11 Maji.

Nga ana tjetër Valteri ka ironizuar Partinë Demokratike, duke thënë se sipas tij, krerët e tyre janë futur si ‘struci’ te lista e mbyllur.

Valteri: Duhet ta votojë gjithkush që mendon që një djalë ka qenë zëri qytetarëve për gjithë atë aktivizëm që ka pasur. Duhet ta votojë çdo i ri cili e gjen veten bashkëmoshatarë i cili ka pasur guximin të bëj beteja elektorale, edhe nuk është dorëzuar duke bërë beteja. Se sot është nder dhe privilegj që të jesh një nga kandidatët e forcës qeverisëse politike. Për cdo të njëri i cili sheh aty një djalë të ri i cili ka pasur guximin, të denoncojë fortë si majtas si djathtas dhe të denoncojë një nga njerëzit më të korruptuar të vendit që është Ilir Meta, kancerin e politikës shqiptare.

Më pas gjatë fjalës së tij Valteri ka replikuar me të ftuarin e opozitës Besart Logu, ku i ka ndërhyrë dhe i ka thënë se socialistët lanë në listë të hapur deputetin Braçe.

Valteri: Besi nuk ka lidhje në listë të hapur apo të mbyllur, nuk jemi tek partia juaj që të gjithë fusin kokën si struci tek lista e mbyllur. Nuk jemi te partia juaj që kanë frikë gjykimin e qytetarëve

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?