Politikë

“Kam dy vite që të dëgjoj nga krevati”, gruaja qan para Ramës: S’më besohet që jam sot këtu

20 Qershor 2018, 13:54| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 14:30

  • Share

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në sallën e hartave në Kryeministri me koordinatorë të bashkëqeverisjes. Në këtë takim, një grua që iu dha fjala të fliste, ka qarë para Kryeministrit. Shkak ka qenë zgjidhja e problemit që sipas zonjës në fjalë, kishte lidhje me mosdhënien e ndihmës sociale, për shkak të një problem me sigurimet shoqërore.

Mes lotëve gruaja tha: "S’më jepej kempi për shkak të një problemi me sigurimet shoqërore. Kam prej dy vitesh e gjysmë që ju dëgjoj nga krevati, nuk më besohet që jam këtu sot, dhe jam shumë e lumtur. Kur me mori dje zonja në telefon po dridhesha, se dhe unë kaq e re nuk doja të mbetesha invalide. Faleminderit shumë." (Rama i hedh dorën në sup).

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?