Thomas Strakosha

'Kam Europianin para', nxehet Thomas Strakosha: S'erdha te Brentfordi për stolin

20 Janar, 23:00| Përditesimi: 20 Janar, 23:01

  • Share

Dy ndeshje në Kupë dhe dy në Premier League, këto janë shifrat e Thomas Strakoshës këtë sezon me Brentordin në Angli. Tanimë portieri 28-vjeçar ka nisur të reagojë duke deklaruar se kërkon më shumë minuta pasi para është Europiani 2024 me Kombëtaren dhe ai dëshiron të jetë titullar për të qenë në formë.

"Sinqerisht kam nevojë të luaj, duhet të gjejë një zgjidhje me klubin. E di shumë mirë se çfarë meritoj, se çfarë kam bërë në karrierën time. Unë e di kush jam prandaj duhet gjetur një zgjidhje pasi dëshiroj të luaj. Është Evropiani përpara dhe duhet gjetur një zgjidhje më e mirë.

Nuk do të kisha ardhur kurrë këtu nëse do ta dija se do të qëndroja në pankinë. Nuk e kam bërë kurrë këtë në jetën time dhe nuk do ta bëj tani. Vitin e shkuar pësova një dëmtim, por këtë vit prisja diçka më shumë. Tani dua vetëm të bëj mirë, të gjej një zgjidhje”, u shpreh Strakosha.

Nuk përjashtohet mundësia që Brentford t'ia plotësojë dëshirën portierit kuqezi dhe ta huazojë për më shumë minuta këtë merkato janari, me kontratën e tij që skadon në verën e 2026.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?