Anxhela Peristeri

“Kam frikë se ma marrin”, Anxhela Peristeri tregon pse nuk publikon foto me partnerin

13 Prill, 17:10| Përditesimi: 13 Prill, 17:12

  • Share

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në Cherry on Top.

Përveçse ka folur për anën e saj profesionale, për projektet e reja Anxhela ka treguar edhe për jetën e saj personale. Ajo ka zbuluar disa detaje rreth romancës së saj duke thënë se është në një lidhje prej 10 vitesh.

 E ndërsa u pyet nëse do ta bënte publike fytyrën e tij artistja u shpreh se:

“Nuk nxjerr foto, kam frikë se është shumë i bukur dhe ma marrin. Kam shumë vite me të, 10 vite, është brun me sy jeshil, 1.90 i gjatë ndaj nuk e nxjerr.

Ndërsa më tej shtoi se nuk e ëndërron fustanin e bardhë.

“Nuk e ëndërroj fustanin e bardhë. Nuk jam martuar, unaza është dhuratë. Nuk e kam marrë akoma propozimin për martesë. Unazën e kam vënë që kur të më ngacmojnë të them jam e martuar”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?