Sulmuesi i Brazilit dhe Manchester United, Antony Matheus dos Santos ka folur për vështirësitë në fëmijëri. Para Kupës së Botës, 22 vjeçari që është pjesë e Brazilit ka shokuar me rrëfimin për jetën e vështirë mes armëve, drogës dhe vrasjeve. Djaloshi rrëfen se i është dashur të kapërcejë edhe mbi kufoma për të shkuar në shkollë.
"Kam lindur në ferr. Nuk është shaka. Për miqtë e mi evropianë që nuk e dinë, favela ku jam rritur në San Paolo quhet Inferninho, "ferri i vogël". Pesëmbëdhjetë hapa nga dera jonë kishte gjithmonë shpërndarës droge, ne ishim mësuar aq shumë të shihnim armë sa nuk ishte as e frikshme", tha fillimisht sulmuesi i United.
"Një herë kam hasur një burrë të shtrirë në rrugicë. Ai nuk lëvizte. Kur u afrova, e kuptova që ai kishte vdekur. Nuk kishte rrugë dhe unë duhej të shkoja në shkollë. Kështu që mbylla sytë dhe u hodha mbi kufomën", tha 22 vjeçari.
Antony tani është yll i Premier League. Ai është në Kupën e Botës me Brazilin, fitoi Olimpiadën dhe luan në Old Trafford.
"Titujt? Topi i Artë. Këto nuk janë ëndrra. Këto janë qëllime. Ëndrra ime e vetme ishte të hiqja prindërit e mi nga favela. Nuk kishte asnjë plan B. Do ta bëja ose do të vdisja duke u përpjekur", tha Antony. I dalë nga moshat e Sao Paolo, sulmuesi shkëlqeu me Ajax për dy sezone duke u blerë verën që shkoi nga United për 95 milionë euro.